LAJMI I FUNDIT:

Vendet e QUINT-it kërkojnë proces të drejtë zgjedhor në Kosovë

Vendet e QUINT-it kërkojnë proces të drejtë zgjedhor në Kosovë

Ambasadorët e QUINT-it, i cili përbëhet nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, janë takuar sot me koordinatoren për zgjedhje Laura Pula dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit që janë pjesë e memorandumit për mbrojtje të votës, për të diskutuar për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ata me këtë rast kërkuan nga përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit që të angazhohen dhe sigurojnë proces zgjedhor të drejtë dhe të sigurt.

Ndërkaq, koordinatorja për zgjedhje, Laura Pula, i ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it, me veprimet e ndërmarra nga viti 2013 e deri më tani nga Prokurori i Shtetit, ku ka theksuar se çdo herë që janë mbajtur zgjedhjet kanë pasur rolin e vetëm për mbrojtjen e votës së qytetarëve”, thuhet në njoftim.


Ajo ka potencuar se për zgjedhjet e 14 shkurtit janë caktuar 88 prokurorë kujdestarë në tërë territorin e Kosovës, të përcjellë nga 40 stafe mbështetëse, ku do të punojnë në ekipe të përbashkëta me hetuesit e policisë dhe se Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës do të hetojnë dhe ndjekin penalisht çdo pretendim për mashtrim, ryshfet dhe shkelje të tjera penale lidhur me zgjedhjet.

Koordinatorja Pula ka bërë apel te qytetarët që ka prova për mashtrim, sjellje të pahijshme dhe parregullsi të procesit zgjedhor të paraqitet dhe t’i raportojë ato te Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori