AstraZeneca ka thënë se është në rrugë e sipër për të krijuar një vaksinë të coronavirusit që është efektive kundër varianteve të reja deri në vjeshtë.
Kompania, e cila ka prodhuar një vaksinë kundër COVID-19 së bashku me Universitetin e Oksfordit, tha se provat klinike për brezin e ardhshëm të vaksinës do të fillojnë në pranverë dhe planifikohet që ajo të hyjë në prodhim masiv brenda gjashtë deri nëntë muaj.
Duke folur ndërsa zbuloi rezultatet vjetore të AstraZeneca, shefi ekzekutiv Pascal Soriot tha se duhet të ketë një rënie të pranimeve në spital “shumë shpejt” si pasojë e përhapjes së vaksinave në Britani të Madhe.
AstraZeneca është vendosur të japë 100 milionë doza të vaksinës së saj aktuale në të gjithë botën këtë muaj, duke u dyfishuar në 200 milionë në muaj deri në prill.
Vaksina Oxford-AstraZeneca shihet si jetike në luftën globale kundër COVID-19, pasi është më e lehtë për t’u transportuar dhe ruajtur sesa shumica e vaksinave të tjera të aprovuara.
Ajo është gjithashtu më e lirë – partnerët e zhvillimit të vaksinës kanë thënë se do ta sigurojnë atë mbi një bazë jo-fitimprurëse në të gjithë botën gjatë pandemisë dhe gjithashtu “në përjetësi” për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Ndërkohë, një studim i botuar javën e kaluar sugjeroi që vaksina mund të ofrojë mbrojtje të kufizuar kundër sëmundjes së lehtë të shkaktuar nga varianti i coronavirusit i zbuluar në Afrikën e Jugut.
Lajmi e shtyu Afrikën e Jugut të ndërpresë vaksinimin e popullsisë me AstraZeneca.
Rreth 170 raste të variantit të Afrikës së Jugut janë zbuluar deri tani në Britani të Madhe.
Ai mbart mutacionin E484K për të cilin ekspertët kanë sugjeruar se mund të jetë më i mirë në shmangien e përgjigjes imune të njeriut.
Por AstraZeneca ka shprehur besim se vaksina e saj do të ofrojë mbrojtje relativisht të mirë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes kur bëhet fjalë për variantin e Afrikës së Jugut.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dje tha se vaksina mund t’u jepet të rriturve të të gjitha moshave.
Studiuesja kryesore e vaksinave të Oxfordit, profesoresha Sarah Gilbert ka thënë se ekipi i saj po punon për një version të përshtatur të vaksinës për të trajtuar variantin e Afrikës së Jugut që mund të jetë “i disponueshëm në vjeshtë”.
Profesori Jonathan Van-Tam, një nga zëvendës shefat mjekësorë të Anglisë, ka thënë se britanikët “nuk duhet të shqetësohen” se vaksina Oxford/AstraZeneca mund të jetë më pak efektive kundër variantit të Afrikës së Jugut.
Kryeministri Boris Johnson u tha deputetëve dje se ‘duhet të mësohemi me idenë e vaksinimit dhe më pas të rivaksinimit në vjeshtë, ndërsa do të përballemi me këto variante të reja’. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë – pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia
Kryediplomati turk thotë se vendi i tij mund të pranojë disa palestinezë të liruar nga Izraeli
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos