LAJMI I FUNDIT:

Tubimet zgjedhore – Inspeksoni në Prishtinë deri sot ka shqiptuar 11 gjoba për subjektet politike

Tubimet zgjedhore – Inspeksoni në Prishtinë deri sot ka shqiptuar 11 gjoba për subjektet politike

Subjektet politike po vazhdojnë të grumbullojnë një numër të madh të qytetarëve, në ambiente të hapura e të mbyllura, pavarësisht thirrjeve të eksperteve shëndetësor që të respektohen masat antiCOVID.

E, që nga data 2 shkurt, subjektet politike kanë mbajtur fushatë zgjedhore në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës, mirëpo përveç Inspeksionit në Prishtinë dhe në Prizren, komunat tjera nuk kanë dënuar partitë për organizimin e tubimeve në kundërshtim me ligjin për pandeminë COVID-19.


Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri konfirmoi për Telegrafin se deri tani kanë shqiptuar 11 gjoba, ku një gjobë është dy mijë euro.

“Deri tani janë shqiptuar 11 gjoba. Tri gjoba për Lidhjen Demokratike të Kosovës, tri gjoba për Partinë Demokratike të Kosovës, dy gjoba për Lëvizjen Vetëvendosje, dy gjoba për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe një gjobë për Nismën Socialdemokrate”, ka thënë ai.

Tubimet e subjekteve politike janë përcjellë me numër të madh të qytetarëve, ku shumë prej tyre nuk kishin as maska mbrojtëse.

Nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se vetëm në 24-orët e fundit kanë shqiptuar 515 gjoba për qytetarët.

Theksojmë se sipas masave të fundit të miratuara nga Qeveria e Kosovës, në ambiente të mbyllura nuk lejohet tubimi më shumë se 30 qytetarë, kurse në ambiente të hapura lejohet deri në 50. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori