LAJMI I FUNDIT:

Prizren, një muaj paraburgim për personin që vodhi arkën e bamirësisë në një furrë

Prizren, një muaj paraburgim për personin që vodhi arkën e bamirësisë në një furrë

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim personit që  kishte vjedhur arkën e bamirësisë në një furrë në Prizren.

Sipas komunikatës për media nga Gjykata Themelore në Prizren, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurit D.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“Me datë 07 shkurt, me qëllim që vetes t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, të pandehurit D.K., (dhe K.P., i cili është në arrati), në një lokal – furrë, marrin pasurinë e luajtshme dhe atë një arkë të bamirësisë, në atë mënyrë të pandehurit duke shfrytëzuar momentin e volitshëm, kur në lokal nuk ishte askush, dëmtojnë derën e pasme, hyjnë brenda dhe marrin arkën e bamirësisë, ku në te ishin para metalike, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes, me ç`rast shkaktojnë dëme materiale”, thuhet ndër tjera në komunikatën e Gjykatës.


Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje posa kanë filluar, si dhe duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat ne të cilat është kryer kjo vepër penale nga të pandehurit, pasojat e kësaj vepre penale, sjellën e mëparshme të të pandehurit D.K., i cili është edhe kryerës i veprave tjera penale tregojnë rrezikun e përsëritjes së kësaj vepre apo ndonjë vepër edhe më të rëndë.

Sipas komunikatës thuhet se “Gjykata, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit i morri parasysh edhe masat tjera alternative, por gjykata aprovoi në tërësi propozimin e prokurorit për caktimin e paraburgimit me që nuk gjeti baza ligjore ose funksionalisht të rregullta për procedurën penale që të caktoj ndonjë masë më të butë të sigurimit të prezencës së të pandehurit në këtë rast çdo masë tjetër që do të caktohej për këtë rast më e butë do të ishte në kundërshtim me natyrën e zhvillimit të hetimeve penale dhe rrezikun e përsëritjes së veprave tjera penale”.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori