LAJMI I FUNDIT:

Reagon Shpejtim Bulliqi: Nuk e sulmova askënd, pretendimet e tilla janë shpifje për të dëmtuar reputacionin tim

Reagon Shpejtim Bulliqi: Nuk e sulmova askënd, pretendimet e tilla janë shpifje për të dëmtuar reputacionin tim

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar në lidhje me pretendimet se e ka sulmuar fizikisht një shërbyes civil sot  gjatë kohës sa ishin në ambulancë.

Bulliqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pretendimet e tilla janë krejtësisht të pavërteta.


Sipas tij, këto pretendime janë shpifje me qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin e tij si kryetar i Komunës dhe të subjektit të cilin ai e përfaqëson në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Sqarim lidhur me një lajm që po qarkullon në portale të ndryshme, se gjoja sot kam sulmuar një zyrtar komunal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.  Këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta dhe shpifje me qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin tim si kryetar i Komunës dhe të subjektit tim politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit”, ka reaguar Bulliqi.

Siç tha ai gjatë vizitës së tij në QKMF ka qenë i shoqëruar nga  drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu, drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe mjekë e infermierë të tjerë, të cilët sipas tij mund ta dëshmojnë lehtë se aty nuk ka ndodhur asgjë.

“Gjatë vizitës sime në QKMF, unë kam qenë i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu, drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe mjekë e infermierë të tjerë, të cilët mund ta dëshmojnë lehtë se aty nuk ka ndodhur asgjë dhe të gjitha pretendimet e këtij zyrtari janë trillime dhe inskenime të ulëta”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook, Shpejtim Bulliqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori