LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person te “Santea” në Prishtinë

Plagoset një person te “Santea” në Prishtinë
Foto: Arkiv

Një person është plagosur sot me armë zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, apo siç njihet edhe ndryshe te “Santea”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.


Ahmeti bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin. /Telegrafi/