Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë kërkon kritere më të rrepta për marrjen e ndihmës shtetërore
Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (ORM) kërkon që të vendosen kritere më të rrepta dhe më adekuate për kompanitë që do të aplikojnë për ndihmë shtetërore dhe bën thirrje që paketa e pestë të miratohet menjëherë, që të përshtaten kriteret për qasje në kreditë për likuiditet, si dhe të vazhdojë bashkëfinancimi i aktiviteteve investuese të kompanive.
Sondazhi i fundit OPM, i kryer me mbështetjen e BE-së dhe Organizatës ndërkombëtare të punës, tregon se 61 për qind e gjithsej 246 ndërmarrjeve kanë shprehur pakënaqësi relative për llojin dhe madhësinë e mbështetjes qeveritare në përballjen me efektet negative të KOVID-19.
Masa më e vlerësuar, si dhe në sondazhin e mëparshëm midis anëtarëve të OPM, është subvencionimi i pagës. Gjithsej 46 për qind e atyre që u prononcuan se do të aplikonin për paketën e pestë anti-krizë thanë se do të aplikonin për subvencionimin e pagave, 16 për qind do të aplikonin për grante të veçanta të industrisë dhe 14 për qind do të aplikonin për shtyrjen e pagesës së kredive.
Sipas hulumtimit, në periudhën tetor – dhjetor të vitit 2020, situata me vazhdimësinë e operacioneve të kompanive, stabiliteti i tyre financiar, statusi i fuqisë punëtore dhe efektiviteti i masave vijuese qeveritare, është përmirësuar pak në krahasim me periudhën prill – qershor. Gjatë kësaj periudhe, 83 për qind e ndërmarrjeve vazhduan me punë për dallim nga prill-qershor, kur punonin vetëm 22 për qind. Më shumë se 50 për qind e të anketuarve thanë se sfidat kryesore operacionale ishin mungesa e stafit për shkak të sëmundjes ose dispozitave qeveritare, një rënie e shpejtë e kërkesës për produktet e kompanisë dhe pagesa e vonuar nga klientët.
Në bazë të kësaj analize, Organizata e punëdhënësve i propozon Qeverisë që është e nevojshme të miratojë paketën e pestë të masave sepse situata me pandeminë ende nuk po përmirësohet dhe shkakton probleme të mëdha në funksionimin e ndërmarrjeve, të zhvillohen kritere më të rrepta dhe më të përshtatshme për pranueshmërinë e kompanive mbështetëse që do t’u mundësojnë kompanive që me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë për të marrë fonde dhe në të njëjtën kohë të zvogëlojnë humbjet për shkak të ndarjes joefikase të burimeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj në Klinë: Nuk e kryej mandatin pa pasur çerdhe për çdo fëmijë të Kosovës
Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit
Mickoski: Së shpejti do të fillojmë procedurën për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetarë të komunave
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve