LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia do të zvogëlojë numrin e ushtarëve të saj në KFOR

Sllovenia do të zvogëlojë numrin e ushtarëve të saj në KFOR

Ministri i Mbrojtjes sllovene, Matej Tonin dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral majori Robert Glavash vizituan trupat sllovene që aktualisht shërbejnë në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe njoftuan se Sllovenia do të zvogëlojë numrin e ushtarëve në mision për shkak të rishpërndarjes së forcave.

“Sllovenia ka në plan të zvogëlojë kontributin e saj në KFOR deri në një masë, pasi një pjesë e trupave të saj në Kosovë do të transferohen në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe misione të tjera të BE,” i tha Tonin komandantit të KFOR-it gjeneral Major Franco Federici, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Sllovenisë.

Sipas agjencisë së lajmeve STA, ministri slloven konfirmoi se përkundër kësaj, KFOR do të mbetet misioni më i rëndësishëm dhe kryesor për Slloveninë, pasi më shumë se gjysma e ushtarëve sllovenë të vendosur jashtë vendit do të vazhdojnë të shërbejnë në mision.


Ende nuk dihet se sa ushtarë sllovenë që shërbejnë në KFOR do të transferohen.

Për momentin, ka pak më shumë se 250 prej tyre në Kosovë, sipas agjencisë STA.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori