Para Gjykatës Themelore të Prizrenit sot kanë protestuar disa qytetarë e aktivistë kundër dënimit të ultë të Ilir Haxhiajt me 15 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Hatije Dinën.
Nën thirrjet “Drejtësi për Hatije Dinën”, “Gjykatë është vrasje e jo lëndim i lëndë trupor”, “Dënim meritor për Ilir Haxhiajn” protestuesit kërkuan drejtësi për gratë e vrara.
Aktivistja, Liridona Sijarina tha se dënimi që Gjykata Themelore e Prizrenit e nxori për Ilir Haxhiajn është i ulët, madje sipas saj një vendim i tillë është padrejtësi institucionale ndaj të gjitha grave që përjetojnë dhunë.
“Jemi mbledhur këtu për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Prizrenit për dënimin e Ilir Haxhiajt me 15 vite burgim për vrasjen e bashkëshortes, Hatije Dina të cilin ne e gjykojmë të padrejtë. Në vitin 2019 Haxhiaj e vrau Hatije Dinën duke e rrahur atë brutalisht, përkundër kësaj në vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit ai dënohet për lëndim të rëndë trupor me një dënim i cili është i ulët për krimin që është kryer. Ky vendi është një padrejtësi institucionale që po iu bëhet të gjitha grave që për shkak te qasjes së gabuar te shtetit ato vazhdojnë të shtypen. Gratë vazhdojnë të dhunohen”, tha ai.
Sijarina tha se përmes kësaj proteste po kërkojnë dënim meritor për vrasjen e Hatije Dinës nga bashkëshorti i saj.
Sipas saj dënimet e tilla të ulëta po ndikojnë në shtimin e rasteve të dhunës dhe vrasjes së grave nga burrat.
“Shteti vazhdon t’i neglizhojë jetët e tyre pikërisht pse ato janë gra. Ky rast është edhe një rast tjetër i femicidit andaj ne nuk mund ta lexojmë ndryshe përveç se një dhunë të institucionalizuar ndaj grave e cila përveç që po i lë gratë të varfërua po ua vjedh të drejtën themelore për jetë. Derisa gratë vazhdojnë dhunohen, përdhunohen e vriten nga burrat dhe shteti vazhdon t’ua mbajë anën e tyre ne nuk mund të heshtim po do kundërshtojmë çdo herë e më fuqishëm derisa drejtësia për gratë të arrihet. Nga këtu e kundërshtojmë këtë vendim të gjykatës dhe insistojmë për dënim meritor për Ilir Haxhiajn pasi dënimet të tilla vetëm sa po e ushqejnë dhunën sistematike ndaj grave dhe vrasjen e tyre”, tha ajo.
Gjykata Themelore e Prizrenit e dënoi me 15 vite burgim Ilir Haxhiajn i cili në vitin 2019 e rrahu dhe e vrau bashkëshorten e tij, Hatije Dinën. I dënuari, sipas Gjykatës është dënuar për “lëndim të rëndë trupor” i cili çoi në vdekjen e viktimës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite