LAJMI I FUNDIT:

Bebja gjashtë-javëshe vdes gjatë pagëzimit kur prifti i fut kokën tre herë në ujë në Rumani

Bebja gjashtë-javëshe vdes gjatë pagëzimit kur prifti i fut kokën tre herë në ujë në Rumani

Kisha ortodokse është vënë nën presion të ndryshojë rregullat e ritualeve të pagëzimit në Rumani pas vdekjes tragjike të një foshnjeje, gjatë ceremonisë ku përfshihet futja e trupit të të vegjëlve tre herë në ujin e shenjtë.

Bebja gjashtë-javëshe pësoi arrest kardiak dhe u dërgua në spital por vdiq disa orë më vonë, teksa autopsia tregoi se kishte lëng në mushkëritë e saj.


Prokurorët kanë nisur hetime për vrasje nga pakujdesia ndaj prifti të qytetit verilindor të  Suceava.

Ndërkohë një peticion online që bënte thirrje për ndryshime të ritualit kishte mbledhur 56,000 firma deri të premten.

Peticioni shkruante: “Vdekja e një foshnjeje gjatë kësaj praktike është një tragjedi e madhe. Ky rrezik duhet të eliminohet për të ruajtur gëzimin e pagëzimit”.

Një përdorues i internetit denonconte brutalitetin e ritualit ndërsa të tjerë kritikonin ata që insistonin se “është vullneti i Zotit ruajtja e tij”.

Mediat vendase kanë raportuar disa incidente të ngjashme vitet e fundit.

Zëdhënësi i kishës Vasile Banescu sugjeroi se priftërinjtë duhet vetëm të spërkasin pak ujë në ballin e bebes, në vend të zhytjes së plotë në ujë.

Por kryebashkiaku Teodosie, kreu i degës tradicionale të kishës, insistonte se rituali nuk do të ndryshojë.

Rutuali rumun i pagëzimit kërkon që bebja të zhytet tre herë në ujë ndërsa prifti duhet të kujdeset që ato të mos pijnë ujë.

Pagëzimet në Rumani janë evente serioze, nganjëherë po aq të mëdha sa dasmat, me dhjetëra të ftuar dhe darka madhështore.

Më shumë se 80 përqind e rumunëve janë ortodoksë dhe kisha është një nga institucionet më të besuara, sipas sondazheve të opinionit. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori