LAJMI I FUNDIT:

Valmir Sylejmani shënon gol të bukur dhe ia siguron tri pikët Hannoverit

Valmir Sylejmani shënon gol të bukur dhe ia siguron tri pikët Hannoverit

Valmir Sylejmani ka shënuar një tjetër gol me Hannoverin në Bundesliga 2.

Sulmuesi nga Kosova ka qenë vendimtar në fitoren e madhe të skuadrës së tij në udhëtim te Eintracht Braunschweig 1-2.


Vendasit kishin kaluar në epërsi në minutën e 17-të, derisa ishte gjilanasi Sylejmani që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 34-të.

Për 25-vjeçarin ky ishte goli i dytë në kampionat, derisa ka edhe dy asistime.

Me këtë fitore, Hannoveri ngritët në vendin e pestë në tabelë me 32 pikë dhe me gjasa të mira për tu rikthyer në elitën e futbollit gjerman.

Duke parë formën e mirë që po kalon Sylejmani, pritet të ftohet në mars nga Përfaqësuesja e Kosovës. /Telegrafi/

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1358033044570050560?s=20