Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH përmes drejtorit të këtij institucioni për Europën, Hans Kluge ka përsëritur thirrjen e OBSH që vendet e pasura të ndajnë me vendet e varfra dozat e vaksinës, pasi të kenë vaksinuar një pjesë të popullsisë së tyre.
“Ne e dimë që BE, Kanadaja, Britania e Madhe dhe SHBA, kanë porositur katër deri në nëntë herë më shumë doza vaksine, se sa kanë nevojë. Jam i mendimit, që nuk duhet pritur, deri sa të vaksinohen 70% e popullsisë, për të filluar të ndahen vaksinat me Ballkanin, me Azinë Qendrore apo Afrikën”, tha Kluge në një intervistë me agjencinë e lajmeve, AFP.
Këtë javë u kalua shifra e vaksinimit të 100 milionë personave në botë, ndërkohë që 65% e vaksinave janë dhënë në vende me të ardhura të larta.
Të bashkohen forcat për të rritur kapacitetet e prodhimit
OBSH kërkon më shumë bashkëpunim të Europës dhe koncerneve farmaceutike.
“Ne duhet të bashkohemi”, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans tha Kluge për AFP.
Nëse nuk bëhet ndryshe duhet që “prodhuesit farmaceutikë konkurrentë të bashkojnë forcat për të rritur në mënyrë të jashtëzakonshme kapacitetet e prodhimit”, shkruan AFP.
Për të siguruar një shpërndarje të drejtë të vaksinës, OBSH së bashku me mbështetjen e aleancës Gavi, ka krijuar programin Covax.
Ky program ka vënë si synim që deri në fund të vitit të verë në dispozicion vaksinat në mënyrë të mjaftueshme, për të vaksinuar 20% të popullsisë së vendeve që marrin pjesë në këtë iniciativë.
Financimi për 92 vendet më të varfra të botës është siguruar.
Ai kërkoi që vendet të përgatiten për mutacionet problematike të virusit dhe të bëhen më shumë teste speciale të segmentimit të virusit.
Nga 53 vende që janë në hapësirën europiane të OBSH, ku bëjnë edhe disa vende aziatiko-qendrore, 37 prej tyre kanë konstatuar variantin britanik të virusit dhe 17 mutantin afrikano-jugor. Në tërësi në BE dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 2,5% e popullsisë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk