Gjykata e Apelit e Malit të Zi e ka rrëzuar vendimin, me të cilin 13 persona të akuzuar për përpjekje për terrorizëm, përfshirë udhëheqësit e Frontit Demokratik (DF) në pushtet, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, janë dënuar me gati 70 vjet burg.
“Paneli e ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë sepse në procedurën e sjelljes së tij, si dhe në vetë aktgjykimin, ishin bërë shkelje të konsiderueshme të dispozitave të procedurës penale, për shkak të së cilave as konkluzionet faktike dhe as ato juridike, nuk mund të pranoheshin në vendimin e shkallës së parë, si në raport me ekzistimin e veprave penale për të cilat të akuzuarit u shpallën fajtorë e po ashtu as në raport me ekzistimin e fajësisë së tyre për ato vepra”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit të Malit të Zi.
Duke vendosur në procedurën e shkallës së dytë lidhur me ankesat e theksuara kundër vendimit gjyqësor të departamentit special të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, kolegji i Gjykatës së Apelit i ka cilësuar të vlefshme ankesat e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, si dhe ankesën e të akuzuarit Bratisllav Dikiq, në pjesën me të cilën të akuzuarit Eduard Shismako, dhe Vlladimir Popov ishin shpallur fajtorë për kryerjen e veprës penale të krijimit të një organizate kriminale, ndërkaq që të akuzuarit Bratisllav Dikiq, Predrag Bogiqeviq, Nemanja Ristiq, Kristina Hristiq, Branka Miliq, Milan Dushiq, Dragan Maksiq, Srboljub Gjorgjeviq, Mihaillo Çadjenoviq, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq që kanë kryer të njëjtën vepër penale.
Lënda është kthyer për rigjykim në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, por para një paneli të ndryshuar plotësisht.
Paneli gjithashtu vendosi të heqë paraburgimin për të akuzuarin Bratisllav Dikiq dhe ta lirojë atë menjëherë.
Tentimi për të bërë puç në Mal të Zi ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve parlamentare, në nëntor të vitit 2016, kur shërbimet malazeze të sigurisë arrestuan disa dhjetëra shtetas të Serbisë, të cilët dyshoheshin për përpjekje për të kryer veprime terroriste, në mënyrë që të përmbysnin qeverinë me një ndërhyrje të dhunshme në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe për kapjen ose likuidimin e kryeministrit të atëhershëm. Millo Gjukanoviq.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e cila ishte ngritur kundër dy shtetasve rusë, tre shtetasve malazezë dhe nëntë shtetasve serbë, qëllimi ishte që të parandalohej që Mali i Zi të bashkohej me aleancën e NATO-s.
Shtetasit rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, janë paditur në aktakuzë si organizatorë dhe financues të përpjekjeve për terrorizëm dhe përmbysjes me dhunë të Qeverisë në Malin e Zi. Ata nuk ishin të qasshëm për gjyqësorin e Malit të Zi, por në deklaratat me shkrim ata hodhën poshtë pretendimet në aktakuzë.
Për përpjekje për terrorizëm ishin të akuzuar pjesëtarët e lëvizjeve të djathta ekstreme serbe, Predrag Bogiqeviq dhe Nemjanja Ristiq, të cilët Serbia kishte refuzuar që t’i ekstradojë.
Për terrorizëm në tentativë është akuzuar edhe gjenerali i pensionuar i policisë serbe, Bratisllav Dikiq, i cili është në paraburgim që nga dita e arrestimit të tij, por që nuk e ka pranuar akuzën për pjesëmarrje në përpjekjen për terrorizëm.
Qeveria e mëparshme, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, akuzoi gjithashtu Rusinë për një përpjekje për grusht shteti, në vitin 2016, të cilën Moska e mohoi. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A