Rita Ora mori vëmendjen të enjten në mbrëmje ndërsa publikoi një imazh të ri promovues në Instagram për të festuar rikthimin që do ta shijojë në skenë me EP-në (mini-albumin) e ri.
Këngëtarja, e cila aktualisht ndodhet në karantinë në Australi, pasi ak shkuar atje për spektaklin “The Voice”, zbuloi artin mbresëlënës që paralajmëronte këngën e ardhshme “Bang”, shkruan DailyMail.
Në postimin e saj të dytë që kur u kthye në Instagram, ajo gjithashtu konfirmoi një bashkëpunim me DJ-në Kazakistan, Imanbek dhe yllin francez David Guetta, që është planifikuar të publikohet më 12 Shkurt.
Postimi, në të cilin Rita 30 vjeçare shfaqet provokuese në një kostum të zi me shirita, është i pari i saj që kur ajo befasoi fansat me fshirjen e të gjitha postimeve të mëparshme nga Instagrami i saj.
Menjëherë pas fshirjes, fansat me sy të mbrehtë diskutuan në Twitter për të spekuluar mbi arsyetimin, me shumë njerëz që pretenduan saktë se lëvizja ishte një lojë për muzikën e re.
Ndjekësit në Twitter shkruanin: “Sapo e panë këtë dhe muzika e re duhet të vijë! Mendova se do të kisha një sulm në zemër”.
Sigurisht, brenda pak orësh Rita kishte ngarkuar një postim të ri për 16 milionë ndjekësit e saj, duke njoftuar një projekt të ri muzikor me DJ dhe producentin e nominuar nga Grammy, Imanbek.
Pasi u vunë vazhdimisht nën kritika për shkeljen e rregullave të coronavirusit në muajt e fundit, burimet e brendshme për DailyMail thanë se ajo shpresonte për ‘një fillim të ri’, vetëm disa ditë pasi u zbulua se ajo kishte humbur 200 mijë ndjekës për shkak të thyerjes së rregullave anti-covid.
Rita sapo ka ateruar në Sydney përpara xhirimeve për rolin e saj si anëtare e jurisë në “The Voice of Australia”, dhe aktualisht është në karantinë në hotelin me pesë yje “Meriton Suites Pitt Street”, ku apartamenti nën çati kushton 500 dollarë për një natë.
EP-ja e re është kompozuar dhe prodhuar e gjitha përmes ‘Zoom’-it dhe përfshin artistë nga e gjithë bota.
“Kur filluam këtë projekt, ne me të vërtetë po kërkonim të krijonim lidhje krijuese me artistë të tjerë”, shpjegoi Rita.
“Bashkëpunimi me Imanbek ishte një përvojë vërtet unike, ne patëm takime përmes ‘Zoom’-it për të diskutuar për muzikën dhe na duhej të përdornim edhe përkthyes, kështu që me të vërtetë na duhej të adaptoheshim në një mënyrë të re të regjistrimit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Milaim Zeka opinionist në Big Brother VIP Kosova 3
A kanë qenë në lidhje? Flasin Brikey dhe Gani Gërmia
“Nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat” - Reagon nëna e Diddy-t
“Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet”, Bardhi hedh thumba përmes këngës së re
Festivali i 63-të i Këngës në RTSh: Zbulohen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës
Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës