Maturia, drejtësia, guximi dhe dekori janë katër virtytet themelore që përcaktojnë atë që Ciceroni e quajti ndershmëri ose nder. Dhe, sipas sociologut gjerman Max Weber, pikërisht për shkak të këtyre virtyteve civilizimi perëndimor ishte në gjendje të bënte hapa të tillë gjigant në matematikë, jurisprudencë, muzikë dhe arkitekturë, dhe të zhvillonte sistemet e tij të demokracisë.
Por, tani, në vitin 2021, a mos po i humbasim këto virtyte? A mos po e braktisim arsyen, siç kuptohej nga grekët e lashtë? A jemi tërhequr drejt errësirës së irracionalitetit, anti-shkencës, emocionit, frikës dhe dhunës?
Sulmi mbi Kapitol Hill nga mbështetësit e Donald Trumpit, është një dëshmi e kësaj. Dhe, sado patetike që mund të duket, ajo ngjarje ishte vetëm një pjesë e vogël në një tablo më të gjerë që gjithashtu përfshin kundërshtarët e vaksinave dhe teoricienët e konspiracioneve.
Me sa duket, arsyeja po lëkundet në të gjitha frontet, megjithëse kjo jo për herë të parë. Pavarësisht përparimeve të arsimit, njerëzimi lejon shpesh që të shfaqet “ujku” që banon thellë brenda vetes së tij.
Tmerret e shekullit të kaluar janë një rast i tillë. Prandaj, kjo nuk është hera e parë. Dhe, ne duhet të mbetemi optimistë mbi forcën e fytyrës tonë tjetër, atë që shfaq dhembshuri dhe arsye, dhe që në fund ka dominuar gjithmonë.
Megjithatë, ka ende ka diçka të re dhe shqetësuese në gjendjen tonë aktuale. Ai që e nxit këtë impuls drejt irracionalitetit është një fuqi teknologjike, e cila e përhap dhe duket se e legjitimon atë. Ne përpiqemi ende që të jemi të matur, por lufta është e pabarabartë.
Shkaqet e këtij shpërthimi të irracionalitetit janë të shumta dhe të thella. E para është ndjesia e horizonteve të bllokuara. Tregtia sjell me vete paqen dhe prosperitetin, ajo u mbush barkun dhe i lejon njerëzit të lënë mënjanë betejat e tyre. Megjithatë, për fat të ndarja e keqe e fryteve të punës sonë nuk i përmbahet më virtytit ciceronian të drejtësisë.
Lëvizshmëria sociale është ndalur në vend. Pagat nuk po rriten më. Edukimi nuk po çon më domosdoshmërisht në karriera të mira. Shpërblimet e sistemit shkollor nuk janë ato që kishim shpresuar dikur. Njerëzit me të ardhurat më të larta zgjojnë xhelozinë dhe inatin e të tjerëve.
Dhe, pastaj, është pandemia e Covidit-19 e cila vetëm sa e përforcon këtë hidhërim shoqëror, pasi po thekson më tepër pabarazitë midis brezave, të ardhurave, banesave dhe arsimimit.
Shkaku i dytë është globalizimi që po sjell me vete ngrohjen globale, pandemitë globale, dhe po nxit shfaqjen e kërcënimeve dhe luftës kibernetike.
Këto sfida na godasin si një përmbytje. Dhe përgjigjja ndaj tyre kërkon një bashkëpunim global. Por, në fakt bashkëpunimi midis kombeve po ngadalësohet. Shkaku i tretë është mënyra se si reagojnë ndaj gjithë kësaj situate sistemet politike.
Grekët e lashtë dinin se si t’i bënin vend fatit dhe rrezikut. Siç thoshte Aristoteli, fati është diçka e pakontrollueshme. Por, sot, padurimi i nxitur nga media, e ka përmbysur “humanizmin tragjik që e fton njeriun të dëshirojë gjithçka që është e mundur, dhe t’ua lërë pjesën tjetër perëndive”, siç shkruante dikur filozofi francez dhe eksperti i mësimeve të Aristotelit, Pierre Aubenque.
Udhëheqësve tanë nuk u lejohet më që të mashtrojnë, edhe pse është krejt normale dhe e arsyeshme që ata duhet ta bëjnë ndonjëherë këtë. Për shembull, prandaj burojnë vështirësitë dhe kritikat e pandërprera nga qeveritë e fundit në Francë.
Rrjetet sociale janë vendet ku vdes. Për shumë udhëheqës politikë, ka një tundim drejt demagogjisë dhe dogmatizmit populist, siç shihet në Partinë Republikane të ShBA-së, apo në Evropën Lindore. E njëjta gjë vlen edhe për anën tjetër të spektrit: në të majtë ku radikalizmi i ideologjisë së “identitetit” del mbi traditën progresive dhe ku një “ndjenjë” e shtypjes ka përparësi mbi analizën e fakteve.
Shtoji kësaj numrin në rritje të rrjeteve sociale, të cilat janë një mjet i shkëlqyer jo për të arsyeshmit, por për të paarsyeshmit, dhe ku nuanca vdes. Asnjë komb nuk është imun ndaj kësaj dukurie, dhe secili preket në mënyrën e vet.
Për Shtetet e Bashkuara, janë gënjeshtra dhe teori konspirative. Për Francën, kjo është një psikologji e një qaramani dhe fshehje e përgjegjësisë individuale pas maskës së shtetit mbrojtës ndaj qytetarit. Që të gjitha këto shënojnë një humbje të besimit tek institucionet edhe në të ardhmen.
Zgjedhja e Joe Bidenit si president i ShBA-së dhe zhvillimi i vaksinave kundër Covidit-19, kanë sjellë një dritë shprese kundër të këqijave të ekonomisë, teknologjisë dhe klimës. Por, për ta mbajtur gjallë dhe mirë arsyen, ne do të na duhet të mobilizojmë atë virtytin tjetër shumë të rëndësishëm: guximin. /Burimi: Les Echos/Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egliiiii.jpg)
Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas
![Sulm me dron në Çernobil, shpërthen zjarr - Zelensky del me njoftim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-25-780x439.png)
Sulm me dron në Çernobil, shpërthen zjarr - Zelensky del me njoftim
![Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/lajmi-i-fundit-1-780x439.png)
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/laporta-deco-780x439.jpg)
Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjijo.jpg)
"Nga 1-10 jam 11 i egër në shtrat, kam provuar të hidhem nga kati i tretë me çadër", rikthehet në vëmendje intervista 60 sekondëshe e Gjestit para disa vitesh
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim