LAJMI I FUNDIT:

I pezullohet për gjashtë javë licenca restorantit në Londër, ku Rita Ora tentoi ta organizonte festën e paligjshme të ditëlindjes

I pezullohet për gjashtë javë licenca restorantit në Londër, ku Rita Ora tentoi ta organizonte festën e paligjshme të ditëlindjes

Restoranti ku Rita Ora tentoi të organizonte ditëlindjen e saj të 30-të, duke thyer rregullat e izolimit ka shmangur humbjen e licencës pasi këshilltarët votuan për ta pezulluar atë për gjashtë javë.

Policia Metropolitane i kishte kërkuar Kensingtonit dhe Këshillit të Chelsea-t të marrin licencën e mbajtur nga Restoranti ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill, në perëndim të Londrës, pas incidentit në nëntor të vitit të kaluar.

Këngëtarja, përfaqësuesit e së cilës i ofruan menaxherit 5000 funte për organizimin e festës së paligjshme, ishte quajtur ‘egoiste’ nga policia për tentim organizimin e një feste të tillë, shkruan DailyMail.


Të ftuar që pritej të merrnin pjesë në këtë festë përfshinin edhe super modelen e njohur Cara Delevingne.

Një deklaratë nga nën-komiteti i licencimit të këshillit tha: “Komiteti pranoi që 44 përfaqësime janë marrë nga banorët lokalë”.

“Shumë nga mbështetësit e nxitën komitetin të mos revokonte licencën sepse ata konsideruan se restoranti është një aset i vlefshëm i komunitetit”.

“Banorët ndiheshin më të sigurt me praninë e tij dhe portierin në rrugë, dhe disa nga 39 personat e punësuar në restorant ishin njerëz lokalë”.

“Komiteti nuk ka marrë asnjë përfaqësim nga banorët që mbështesin revokimin e licencës”.

Charles Holland, një avokat që përfaqëson policinë në seancën dëgjimore të muajit të kaluar, më parë i tha komitetit: “Incidenti natën ishte një nga shkeljet më të egra dhe sigurisht më famëkeq të rregulloreve të kryera në ambientet e licencuara”.

Ai shtoi që Rita Ora “me egoizëm dëshironte të thyente rregullat e izolimit” duke kërkuar të paguante për hyrjen në restorantin ‘Casa Cruz’ në Clarendon Road.

Sekretari i Brendshëm Priti Patel gjithashtu kritikoi yllin, duke e përshkruar sjelljen e saj si ‘të gabuar dhe të papërgjegjshme’.

Ajo shtoi: “Ne kemi pasur një numër tragjik të të vdekurve në vendin tonë nga virusi corona; ne po shohim numër rekord të njerëzve në spital dhe një tendosje të tmerrshme në NHS (Shërbimin e Shëndetit Kombëtar në Angli), dhe mesazhi është që të qëndroni në shtëpi dhe të shpëtoni jetë”.

“Kështu që këta të famshëm dhe ndikuesit duhet të mendojnë shumë, shumë për veprimet e tyre dhe çfarë lloj mesazhi dërgojnë”.

Menaxheri në atë kohë, Scotti Bhattarai, tha në një seancë të mëparshme se për shkak të stafit që i ofroi para, ai ‘e kreu veprimin’, duke pranuar se ishte ‘lakmitar’.

Z. Bhattarai shtoi se grupi filloi ndejën në orën 19:00 me nja 7-8 të ftuar të planifikuar, megjithatë, rreth orës 21:00, ishin rreth 17 persona, të cilët sollën alkoolin e tyre në restorant, përfshirë shishet e markës ‘Oqu’s tequila’.

Ai shtoi se të ftuarit që morën pjesë në festë ishin supermodelja Cara Delevingne dhe motra e saj aktore, Poppy. Ato gjithashtu ishin fotografuar të dyja në bastisje.

Është pohuar gjithashtu se siguria për rrethin kërkonte që ‘të mos kishte regjistrime të të pranishmëve’ me CCTV që thuhej të çaktivizohej në mes të orës 6 dhe 6:30 pasdite në restorantin e pasur në Londër më 28 nëntor.

Policia zbuloi se disku i ngurtë CCTV ishte riformatizuar më 30 nëntor në 3:15 pasdite, dy ditë pas festës, me ‘nuk kishte pamje të ruajtura në dispozicion’ para ose 31 ditëve të mëparshme.

Rita u kap dy herë duke shkelur rregullat e izolimit në nëntor. The Mail On Sunday zbuloi se para ditëlindjes së saj, këngëtarja fluturoi me avion privat në Kajro më 21 nëntor për të performuar në hotelin “W” me pesë yje.

Ajo u kthye të nesërmen dhe sipas rregullave të karantinës së qeverisë duhet të ishte vetë-izoluar për 14 ditë.

Në vend të kësaj, ajo organizoi një festë ditëlindjeje më 28 nëntor në restorantin ekskluziv ‘Casa Cruz’.

Ajo pagoi gjobën e rëndë prej 10,000 funtesh për shkeljen e këtyre protokolleve, pasi ishte raportuar në polici, e cila hetoi restorantin, i cili, për çdo kalimtar, dukej i mbyllur. /Telegrafi/