LAJMI I FUNDIT:

 Qeveria e Kosovës pa vendim për kërkesën e studentëve

 Qeveria e Kosovës pa vendim për kërkesën e studentëve
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës është duke e hartuar vendimin ndaj kërkesave të shtruara nga Konferenca e Parlamenteve Studentore, për organizimin  e procesit mësimor si dhe për lirimin e studentëve nga pagesat për semestër.

Kështu thanë për Telegrafin zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).

“Qeveria është duke e hartuar vendimin’’, thanë shkurt ata.


Ndërkaq, edhe Universiteti i Prishtinës i ka demantuar lajmet që janë shpërndarë në rrjetet sociale, se kinse ka ndryshuar organizimi i procesit mësimor dhe studentët janë liruar nga pagesat për semestër.

UP demanton lajmet se studentët janë liruar nga pagesat për semestër
Lexo po ashtu UP demanton lajmet se studentët janë liruar nga pagesat për semestër

Sipas tyre, deri tani nuk ka asnjë vendim zyrtar.

Ndryshe, në lajmet që kanë qarkulluar ditën e mërkurë thuhej se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka plotësuar të gjitha kërkesat e parashtruar.

“Pas kërkesave të shtruara nga Konferenca e Parlamenteve Studentore, në takimin e së premtes (29.01.2021) me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, të gjitha kërkesat janë realizuar. Mësimi në semestrin e dytë (2020/21) do të zhvillohet fizikisht. Do të hapen bibliotekat. Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor (0 euro). Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master.

Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit të Doktoraturës. Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e MASh. Studentët nga Lugina e Preshevës nuk paguajnë pagesën e semestrit në vitin e parë të studimeve. Projekti ‘FUNZONE’ do të bëhet në 14 fakultetet e Universitetit të Prishtinës. 50,000 euro për Bibliotekën Elektronike. 200,000 euro për mobilitetet e studentëve ndërmjet universiteteve shqiptare në rajon”, thuhej në lajmet e publikuara në disa rrjete sociale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori