Kosova ka filluar grumbullimin e plazmës konvalescente nga personat të cilët e kanë kaluar sëmundjen COVID-19.
Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, infektologu në Klinikën Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Sali Ahmeti.
Institucionet shëndetësore, përmes një udhëzuesi kanë vendosur që të fillojë trajtimi i pacientëve të infektuar me coronavirus me plazmën konvalescente, si terapi mbështetëse.
Infektologu Ahmeti, i cili njëherësh është kryesues i grupit punues për hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës konvalescente, thotë se kanë përfunduar të gjitha procedurat administrative për fillimin e dhënies së plazmës konvalescente.
“Transfuzioni i gjakut ka filluar grumbullimin e dozave të para. Me udhëzuesin tonë, këtë trajtim me plazmë konvalescente do ta aplikojmë te format e rënda të sëmundjes ose të format që kanë tendencë të përkeqësimit të shpejtë”, thotë Ahmeti.
Sa i përket sasisë së grumbulluar të plazmës konvalescente, Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ), tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani kanë pasur vetëm tre dhurues të plazmës.
“Shpresojmë që në ditët në vijim të kemi më shumë doza të plazmës”, tha shkurt Zhubi.
Trajtimi i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga coronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusin. Transfuzioni i antitrupave besohet se krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” te të prekurit me COVID-19.
Infektologu Ahmeti tha se trajtimi i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente mund të rezultojë me efekte të mira te pacientët që e marrin këtë trajtim në kohën e duhur.
“Do të bëjmë përvojat tonë të para, por duke iu referuar përvojave tjera disa nxjerrin efekte të mira e disa me efekte më të pakta. Sa më shpejt që jepet plazma, pritshmëria për efikasitetin e saj është më e madhe, pasi që kjo përmban antitrupa që e bëjnë neutralizimin e virusit në depërtimin e tij në receptorët e qelizave gjegjëse”, thekson Ahmeti.
Ndarja e gjakut nga plazma bëhet në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.
Kjo metodë e trajtimit përmes plazmës është aplikuar në vazhdimësi për shumë sëmundje brenda Klinikës Infektive të QKUK-së.
Në janar të këtij viti, Komisioni Evropian njoftoi se do të mbështesë një sërë projektesh, për trajtimin e coronavirusit me plazmën konvalescente.
Trajtimi përfshin transfuzionin e plazmës konvalescente te pacientët e sëmurë, në mënyrë që t’ua përmirësojë imunitetin dhe aftësinë e tij për të luftuar virusin. Po ashtu, kjo formë e trajtimit do të mund t’i ofronte industrisë së shëndetësisë që të pastrojë antitrupat dhe të bëjë një produkt shëndetësor për COVID-19 (imunoglobinën).
“Për efikasitetin e këtyre dy qasjeve po kryhen hetime në mbarë botë, përfshirë edhe nga projektet që BE-ja financon. Këto dy lloje të trajtimeve mbështeten në grumbullimin e sasive të mëdha të plazmës konvalescente nga pacientët e shëruar nga COVID-19”, tha Komisioni Evropian.
Sipas këtij institucioni të BE-së, rezultatet e para janë premtuese, me pak të dhëna që tregojnë për raste kur ka pas efekt të kundërt. Rezultatet e tjera priten të dalin pas provave klinike.
“Rezultatet e deritashme sugjerojnë se transfuzioni më i hershëm (i plazmës së gjakut) nga donatorët, përmbajnë më shumë antitrupa dhe ofrojnë më shumë efikasitet në uljen e vdekshmërisë te pacientët me coronavirus”, tha BE-ja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025