LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen po përgatit një Golf R edhe më të fuqishëm

Volkswagen po përgatit një Golf R edhe më të fuqishëm

Pas lëshimit të Volkswagen Golf R më herët, tashmë po flitet se do të vije edhe një version tjetër, por më i fuqishëm.

Kohët e fundit, ka pasur spekulime se Volkswagen po përgatit një version edhe më të fuqishëm të Golf R të ri, dhe duket se konfirmimi i kësaj ka qenë “para hundëve tona” gjatë gjithë kohës.

Informacioni është i shënuar në faqen 347 të manualit që vjen me gjeneratën e tetë Golf, dhe është një version edhe më i fuqishëm i Golf R që zhvillon 328 kuaj fuqi dhe 420 Nm çift rrotullues, që është 13 kuaj fuqi më shumë se “standardi” Golf R i cili ka çift rrotullues identik, transmeton Telegrafi.


Kjo energji jepet nga një version i modifikuar i benzinës me 2.0 me katër cilindra turbo i koduar DNFF.

Versioni i ardhshëm duhet të kalojë kohën prej 4.7 sekondash të nevojshme për të përshpejtuar nga 0 në 100 km / orë, si dhe një shpejtësi maksimale prej 250 km / orë.

I ashtuquajturi Golf R Plus pritet në fund të këtij viti ose në gjysmën e parë të vitit 2022. /Telegrafi/