LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet McKenzie për lehtësimin e dhimbjeve të shiatikut

Ushtrimet McKenzie për lehtësimin e dhimbjeve të shiatikut

Koncepti McKenzie është një qasje terapeutike e bazuar në punën me fizioterapistin

Shiatiku zakonisht shfaqet për shkak të e kompresimit të rrënjëve nervore, kryesisht për shkak të zgjatimit të diskut intervertebral, anomalive të kockave (p.sh. osteofitet, spondilolistezës) ose tumorit intraspinal, përkatësisht abscesit.

Presioni ndodh në kanalin kurrizor apo në hapjen intervertebrale. Nervat komprimohen jashtë shtyllës kurrizore, në legen ose në zonën gluteale, transmeton Telegrafi.


Shumica e rrënjëve janë L5 – S1, L4 – L5 dhe L3 – L4. Dhimbja përhapet përgjatë vetë nervit, kryesisht poshtë vitheve dhe pjesës së pasme të kofshës deri poshtë gjurit.

Dhimbja është e natyrës tipike djegëse, depërtuese dhe therëse, shfaqet me ose pa dhimbje shpine, ndërsa manovra e Vaslavlit (përpjekja për të nxjerrë frymën nëpër hundë dhe gojë të mbyllur) e intensifikon.

Hernia e diskut L5 – C1 dëmton refleksin e gilcës së Akilit, ndërsa hernia L3 – L4 dëmton refleksin patelar.

Ngritja e njërës këmbë të drejtuar mbi 60° ose më pak shkakton dhimbje që rrjedh poshtë këmbës, e cila është një zbulim i ndjeshëm për shiatikun.

Më specifike është rrjedha e dhimbjes përmes këmbës së sëmurë kur ngre të kundërtën (ngritja kryq e këmbëve të shtrira).

Koncepti McKenzie

Pjesa më e madhe e rasteve të shiatikut mund të kontrollohen me kujdes të thjeshtë në shtëpi. Për shumicën e njerëzve, masat bazike parandaluese janë të mjaftueshme për shiatikun që të mos përsëritet, edhe pse sëmundja mund të jetë kronike.

Koncepti McKenzie është një qasje terapeutike e bazuar në punën me fizioterapistin, i cili kryen teknikat për mobilizimin dhe manipulimin e nyjave të shtyllës kurrizore dhe indeve të buta përreth (muskujt dhe fasciat muskulore) dhe ushtrimet terapeutike të kryera nga vetë pacienti.

Nëse simptomat janë të rënda ose të zgjatura, ju mund t’i referoheni një mjeku që është i specializuar në trajtimin e dhimbjeve.

Disa njerëz kërkojnë kirurgji për dhimbje të vazhdueshme ose dobësi të këmbës.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori