LAJMI I FUNDIT:

Alexei Navalny dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Alexei Navalny dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Një gjykatë në Moskë e ka dënuar kritikun e Kremlinit Alexei Navalny për tre vjet e gjysmë për shkeljen e një dënimi me kusht.

“Gjykata vendosi në favor të Shërbimit të Ndëshkimit Federal [Rus] për prishjen e vendimit të dënimit me kusht kundër A. Navalny. Ai u caktua në paraburgim para se vendimi të hynte në fuqi”, tha me rastin e leximit të vendimit të gjykatëses, Natalija Repnjikova.

Sipas pretendimeve të mëparshme nga autoritetet ruse, Navalny dhe vëllai i tij dëmtuan financiarisht kompaninë e Yves Rocher, për të cilën ata morën dënime me kusht me burg prej tre vjet e gjysmë.


Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Navalny ka qenë në paraburgim që kur u kthye në Rusi muajin e kaluar. Ai po trajtohej në Gjermani për muaj me radhë pas një sulmi pothuajse fatal që pësoi në muajin gusht me një agjent nervor.

Pas arrestimit të tij mijëra protestues vërshuan në qytetet e Rusisë për të kërkuar lirimin e tij.

Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë, në gusht të vitit 2020 dhe u vendos në një gjendje kome në një spital në Siberi, para se të transferohej në Gjermani.

Testet laboratorike të kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë vërtetuar se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të klasës Novichok, një rezultat i konfirmuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

Serbia
Debati i parë mes Harris dhe Trump më 10 shtator, zbulohen rregullat e rrepta për ‘duelin’

Debati i parë mes Harris dhe Trump më 10 shtator, zbulohen rregullat e rrepta për ‘duelin’

Amerika
Michel Barnier emërohet kryeministri i ri i Francës

Michel Barnier emërohet kryeministri i ri i Francës

Evropa
Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Evropa
Zelensky nominon ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Ukrainës

Zelensky nominon ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori