LAJMI I FUNDIT:

Maybach e Gaddafit në shitje

Maybach e Gaddafit në shitje

Në vitin 2010, Xenatec filloi të bënte një version coupe të Maybach, kështu që u krijua luksi Xenatec Maybach 57S Coupe.

Plani ishte të bëheshin 200 copë, por gjithsesi u bënë vetëm tetë kopje dhe sasia nën numrin 004 u ble nga lideri libian, Muammar Gaddafi, transmeton Telegrafi.


Ndërsa Gaddafi u vra në 2011, kjo makinë nuk përshkoi shumë – vetëm 2,300 km, dhe sipas sallonit Hollandez Auti Leitner, është modeli me kilometrazhin më të ulët në botë.

Makina eshte ne gjendje pothuajse perfekte. Dhe mundësohet nga një motor V12, një 6.0-litër që jep deri në 612HP.

Siç u tha në fillim, vetura nuk është e lirë, dhe dikur ishte paguar 675,000 euro, ndërsa tani është me çmim 961.950 euro. /Telegrafi/