LAJMI I FUNDIT:

“Ua dhanë për vetura të reja të policisë, i blenë të përdorura”: Bullgaria akuzohet për abuzim me 6 milionë euro, para të taksapaguesve evropianë

“Ua dhanë për vetura të reja të policisë, i blenë të përdorura”: Bullgaria akuzohet për abuzim me 6 milionë euro, para të taksapaguesve evropianë

Hetuesit kanë bërë thirrje që një hetim penal të hapet ndaj zyrtarëve në ministrinë e brendshme të Bullgarisë për pretendimin e “abuzimit të pushtetit”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) i akuzon ata për përdorimin e parave të BE-së për të blerë 350 automjete të reja për policinë.

OLAF ka thënë se Bullgaria kishte “shkelur kushtet” e grantit – duke blerë automjete të dorës së dytë sportive (SUV).


Sipas Euronews, OLAF filloi një hetim për herë të parë në korrik të vitit 2018 pasi akuzat për mashtrim dhe shpërdorim të subvencioneve u bënë nga Fondi Evropian i Sigurisë së Brendshme.

Në këtë drejtim, Prokurorisë publike bullgare i është kërkuar që të hapë një hetim penal për “abuzim me pushtetin për përfitimin e një pale të tretë” kundër zyrtarëve të ministrisë.

Gjithashtu OLAF ka rekomanduar “rikuperimin” e gati gjashtë milionë eurove në fondet evropiane.

Dhe autoritetet e BE-së dhe ato kombëtare mund të shqyrtojnë gjetjet e OLAF përpara se të vendosin të ndjekin rekomandimet e agjencisë.

“Tenderët e manipuluar që lejojnë mashtruesit e mundshëm të mbushin xhepat e tyre në kurriz të qytetarëve është një model tipik mashtrimi i parë nga hetuesit e OLAF shumë shpesh”, ka thënë Ville Itälä, drejtor i Përgjithshëm i OLAF.

“Është edhe më shqetësuese kur një shërbim i tillë jetik publik si policia mund të ketë qenë viktimë e këtij lloji të veprimtarisë dhe unë nxis Zyrën e Prokurorit Bullgar që të marrë në konsideratë si duhet rekomandimin tonë të veprimit ligjor”, ka shtuar Itälä.

“Kjo do të dërgonte një mesazh të qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se OLAF dhe partnerët e tij në të gjithë Evropën do të vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për të mbrojtur paratë e taksapaguesve evropianë”.

Një veprim i tillë vjen pasi protestat shpërthyen në Bullgari verën e kaluar mbi pretendimin e korrupsionit qeveritar.

Protestuesit kërkuan që qeveria e qendrës së djathtë e kryeministrit Bojko Borisov dhe Kryeprokurori Ivan Geshev të jepnin dorëheqjen lidhur me akuzat që lejuan një mafie oligarkike të merrte kontrollin e vendit të Ballkanit.

Ata gjithashtu thonë se janë të lodhur nga stili qeverisës i Borissov, i cili ka qenë në krye të tre qeverive radhazi që nga viti 2009. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Kalo në kategori