LAJMI I FUNDIT:

Kadri Shala mbetet edhe për dy muaj në paraburgim për rastin e vjedhjes në Thesarin e Shtetit

Kadri Shala mbetet edhe për dy muaj në paraburgim për rastin e vjedhjes në Thesarin e Shtetit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që t’ia vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit Kadri Shalës, i dyshuar për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me aktvendim i ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit K.SH. Të pandehurit K.SH. i është vazhduar masa e paraburgimit prej datës 24 janar 2021 deri me datë 23 mars 2021”, ka thënë Gashi.


Ditë më parë gjykata i ka vazhduar paraburgimin edhe të dyshuarit tjetër për vjedhjen e milionave nga Thesari i Shtetit, Labinot Grudës. Grudës i është vazhduar paraburgimi deri më 17 mars 2021.

“Avullimi” i 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, gjykata ia vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin Labinot Grudës
Lexo po ashtu “Avullimi” i 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, gjykata ia vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin Labinot Grudës

Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit ndodhi në tetor të vitit 2020, ku përmes një konference të jashtëzakonshme për media, ministrja tashmë në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami njoftoi opinionin për një vjedhje jo të zakonshme, ajo bëri të ditur se nga Thesari i Shtetit ishin “avulluar” më tepër se 2 milionë euro.

Pa dhënë shumë detaje ministrja tregoi se bëhej fjalë për 4 transaksione të dyshimta nga Thesari, me vlerë rreth 2.1 milionë eurove që ishin transferuar tek një Operator Ekonomik.

Në anën tjetër Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje shtesë se çfarë ka ndodhur me procesin e hetimit për këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori