Ministria e Shëndetësisë i ka dorëzuar sot Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik 100,000 teste PCR dhe Shërbimit Spitalor 16 ventilatorë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha sot se dorëzimi i 100 000 teste PCR në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike është për të forcuar kapacitetet e testimeve dhe për të vazhduar testimin në masë, pas fillimit të testimeve edhe në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike.
Krahas kësaj, 16 ventilatorë, i janë dorëzuar Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
“Ashtu siç kemi premtuar, sot i kemi dorëzuar edhe 16 ventilatorë të tjerë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për të shtuar kapacitetet e trajtimit klinik të pacientëve.
Përkushtimi ynë është që mungesa e testeve të mos jetë asnjëherë temë e punës së profesionistëve tanë shëndetësor dhe përmes rritjes së kapaciteteve të lehtësohet identifikimi i kontakteve të rasteve pozitive dhe të zhvillohet gjurmimi dhe hulumtimi epidemiologjik për ta izoluar sa më shumë virusin”, tha Zemaj.
Testet e dorëzuara në IKSHPK dhe ventilatorët për SHSKUK-në, theksoi ai, janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare (huamarrja nga Banka Botërore), ndërsa janë siguruar përmes shërbimeve të prokurimit të UNOPS-it.
“Në stoqet e IKSHPK-së ka teste të mjaftueshme PCR për detektimin e SARS-COV 2, prandaj u bëjmë sërish thirrje qytetarëve nga të gjitha regjionet që të testohen, bëri thirrje Ministri Zemaj.
Mëngjesin e sotëm, Zemaj, qëndroi në Klinikën Infektive të QKUK-së, për të ju uruar specializantëve të Infektologjisë dhe të Radiologjisë fillimin e shkollimit specialistik, të ndarë për ta nga Ministria e Shëndetësisë.
“Armatës së ekipit të mrekullueshëm të infektologëve dhe radiologëve, sot iu shtuan edhe specializantët e rinj. Tashmë në Klinikën Infektive shkollimin specialistik janë duke e kryer 17 mjekë, ndërsa në Klinikën Radiologjike 42. Specializantët do të vazhdojnë shkollimin, ndërsa ne, bartës të përgjegjësive institucionale, na mbetet të përgëzojmë kuadrin tonë për specializim si dhe specializantët e rinj, si e ardhmja e shëndetësisë tonë, duke qenë edhe dëshmitar, edhe kontribuues të kësaj të arriture”, tha Zemaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
LDK-ja me tubim në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova