LAJMI I FUNDIT:

Jeremiq për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael: Poshtërim pas poshtërimi për Serbinë

Jeremiq për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael: Poshtërim pas poshtërimi për Serbinë

Kryetari i Partisë Popullore dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (CIRSD) Vuk Jeremiq, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e ka cilësuar si një poshtërim të madh për Serbinë.

Kreu i partisë opozitare në Serbi dhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Jeremiq ka thënë se “01 shkurti 2021, do të mbahet mend në historinë e diplomacisë sonë për faktin se Izraeli vendosi marrëdhënie diplomatike me Prishtinën, kurse presidenti serb [Vuçiq] i premtoi atij francez [Macron] ulëse në OKB për ‘Kosovën’”, transmeton Telegrafi.

“Poshtërimi pas poshtërimit. Do të turpërohemi që ishim bashkëkohës të gjithë kësaj”, ka shkruar ish kryediplomati serb, i cili në vitin 2012 ishte zgjedhur edhe President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot në Paris se Beogradi nuk është aspak i kënaqur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, dhe se një akt i tillë nuk do të ketë ndikim pozitiv në raportet e Serbisë me Izraelin.

“Kjo ka qenë e pritur tash gjashtë muaj më parë. Për këtë arsye ne në Uashington (më 4 shtator 2020) nuk kemi dashur të nënshkruajmë një dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët. Nuk kemi dashur të inkurajojmë, por të dekurajojmë që Izraeli të bëjë një veprim të tillë, por ja që Izraeli vendosi që Amerika është më e rëndësishme”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

Lajme
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve

Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve

Lajme
Debati Peci-Pacolli, akuza dhe kundërakuza për ofertat politike dhe korruptive

Debati Peci-Pacolli, akuza dhe kundërakuza për ofertat politike dhe korruptive

Lajme
Parashikimi i motit, pasditja me shi e reshje bore dhe erëra të fuqishme

Parashikimi i motit, pasditja me shi e reshje bore dhe erëra të fuqishme

Lajme
Gjermani, 14-vjeçari kosovar zgjohet nga koma pas disa muajsh

Gjermani, 14-vjeçari kosovar zgjohet nga koma pas disa muajsh

Lajme
Kalo në kategori