Shtatë mënyra për të mos e krahasuar më veten me ‘idealet (e dëmshme) të bukurisë’
Të gjithë e krahasojmë veten me të tjerët. Është një veprim i natyrës njerëzore. Ne e bëjmë këtë sepse nganjëherë është e dobishme, pasi na siguron një standard për të matur përparimin tonë drejt qëllimeve që i vendosim vetes
Le të imagjinojmë se ju keni një mik të quajtur Joe. Joe përfundon shkollën dhe më pas hap biznesin e tij në kontabilitet. Ju mund të dëshironi një rrugë të ngjashme me Joe, kështu shpesh krahasoni progresin tuaj me të dhe kjo ju jep motivim për të ecur përpara, shkruan Psychology Today.
Por, kur arrin të mos jetë më i shëndetshëm, ky krahasim social?
Përgjigja për këtë varet nga mënyra se si po i përdorni fuqitë tuaja të krahasimit dhe kontrastit. Krahasimet shoqërore janë të dëmshme kur ato sjellin krahasimin e vetes në drejtim të diçkaje që nuk mund ta kontrolloni, siç ndodh kryesisht me pamjen fizike.
Pra, si mund të ndaloni së krahasuari veten me miqtë (dhe të panjohurit) me “pamjen perfekte”?
Në frymën e përmirësimit të imazhit të trupit tonë dhe ndjenjës për më të mirën për veten, le të flasim për disa strategji që mund t’ju ndihmon të dilni nga ky zakon, ndonjëherë i dobishëm, por shpesh shumë i dhimbshëm.
1 – Mos e lidhni vetëvlerësimin vetëm me pamjen tuaj fizike
Shoqëria mund të krijojë perceptimin se pamja juaj vjen para gjithçkaje dhe është e para në listë. E vërteta është se, për njerëzit që ju duan dhe “iu bëhet vonë” për ju, pamja nuk është aspak e para në listë. Nëse dyshoni në këtë, përpiquni të mendoni për njerëzit e rëndësishëm në jetën tuaj dhe pyesni veten: “Çfarë vlerëson ky person tek unë?” Nëse përgjigja e parë që ju vjen në mendje është: “Pamja ime”, është koha ta rimendoni atë marrëdhënie. Ju meritoni më mirë se aq!
2 – Bëhuni ju “gjykatësi” i asaj që është apo jo e bukur
Është koha të rimerrni fuqinë dhe të përcaktoni një përkufizim për “bukurinë”, siç do e donit ju.
Ne nuk duhet të jemi në përputhje me ca standarde joreale bukurie. Kjo, sepse, shumica e këtyre standardeve janë të pamundura të arrihen.
Përdorni energjinë që mund të dëshironi të shpenzoni për të krahasuar veten me disa imazhe të edituara në rrjete sociale, për të bërë diçka që ju bën të ndiheni mirë me veten. Zgjidheni vetë se çfarë, por zgjidhni mirë.
3 – Kuptoni si funksionon truri juaj
Ne priremi të besojmë atë që shohim. Nuk ka rëndësi nëse informacioni është i rremë, ne do ta besojmë nëse nuk kemi arsye për të mos e bërë. Fuqia e arsyetimit dhe e të menduarit kritik mund të jetë e dobishme këtu. Është si të shohësh një shfaqje magjike – duket interesante, duket reale, por nga ana njohëse, ti e di që nuk është ashtu. Pse e di këtë?
Sepse e di si funksionon magjia, e di që është një iluzion.
Përdorni këtë fuqi të të menduarit kritik në avantazhin tuaj. Shkoni në rrjetet sociale, ose kudo ku ka diçka “të rreme”, dhe mendoni në mënyrë aktive për “mashtrimin magjik” (për shembull: FaceApp, photoshop etj).
4 – Kufizoni sasinë e kohës që kaloni në platforma që shkaktojnë prirjen tuaj për të krahasuar
Rrjetet sociale janë shpesh mekanizmi i vetëm që kemi për t’u lidhur me njerëzit në jetën tonë, por jini të kujdesshëm me kohën që shpenzoni aty, sepse në një pikë do ta keni të vështirë të ndani realitetin nga virtualja.
Mos harroni se: Rrjetet sociale janë një vend ku shumica e njerëzve (përfshirë dhe ju) përpiqen të portretizojnë veten e tyre më të mirë, citon Anabel.
5 – Kushtojini vëmendje vetes/mendimeve
A keni vënë re se keni tendencë të krahasoni veten me njerëz të tjerë, që kanë “trupin tënd ideal”? A janë më të këqija ditët kur krahason veten me të tjerë, sesa ditët kur bën diçka për veten, që e ke qejf? A ka faqe specifike në internet ose njerëz që ju bëjnë të ndiheni më keq për veten tuaj? Vini re “modelin” që keni krijuar dhe bëni rregullime.
6 – Rrethohuni dhe “ndiqni” njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë
Këta individë priren të jenë burime të mira të objektivitetit përballë një bote plot me imazhe të stisura. Të keni njerëz në jetën tuaj që promovojnë një mënyrë ndryshe të të menduarit, mund t’ju bëjë të ndiheni më pak të vetmuar në përpjekjet tuaja për të luftuar “presionet sociale”.
7 – Bisedoni pozitivisht me veten
Kur të jeni përpara një pasqyre, fokusohuni tek e gjithë pamja juaj, jo vetëm te ajo gjë që nuk ju pëlqen. Provoni të thoni diçka pozitive për mënyrën se si dukeni dhe vlerësoni gjithçka që trupi juaj bën për ju. Përqendrimi në funksion më shumë sesa në pamjen e jashtme bën dy gjëra: Ju kujton atë që është e vlefshme për trupin tuaj dhe ju tërheq vëmendjen nga përqendrimi në ato që ju i perceptoni si “të meta fizike”.
Përqafoni veten tuaj të vërtetë, ndërsa ecni në një rrugëtim TË SHËNDETSHËM drejt përmirësimit të vetes! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Katër mënyra kryesore: Ja si ta mbani të ngushtë vagjinën
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City