LAJMI I FUNDIT:

Përfundon seanca, avokati mbrojtës kërkon që konferenca e ardhshme ndaj Mustafës të mbahet pas dy muajsh

Përfundon seanca, avokati mbrojtës kërkon që konferenca e ardhshme ndaj Mustafës të mbahet pas dy muajsh

Ka përfunduar konferenca e Dhomave të Specializuara për ecurinë e çështjes ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Gjatë kësaj konference pati mospajtime në mes Prokurorisë dhe avokatit mbrojtës, Julius Von Bone lidhur me caktimin e datës për fillimin e gjykimit ndaj Mustafës.

Prokuroria fillimisht propozoi që gjykimi të nis në mars të këtij viti, ndërkaq avokati Von Bone tha se mbrojtjes i duhet kohë më së paku deri në gusht që t’i përfundoj hetimet.
Pas shumë debateve, mbrojtja e Salih Mustafës dhe Prokuroria kanë vendosur që deri në fund të muajit të merren vesh lidhur me afatet kohore dhe faktet të cilat do të paraqiten nga Prokuroria lidhur me çështjen.


Mbrojtja e Mustafës nuk pajtohet që gjykimi të nis në mars, thotë se ju duhet kohë deri në gusht t’i përfundojnë hetimet
Lexo po ashtu Mbrojtja e Mustafës nuk pajtohet që gjykimi të nis në mars, thotë se ju duhet kohë deri në gusht t’i përfundojnë hetimet

Pas disa diskutimesh palët kanë arritur marrëveshjen që fundi i muajit të jetë afati i fundit.

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës pastaj sërish ka thënë se afati më i mundshëm kohor për fillimin e gjykimit do të ishte korriku, por sërish Prokuroria nuk është pajtuar me këtë dhe ka kërkuar që gjykimi të nisë sa më shpejt.

Në fund, mbrojtja e Salih Mustafës ka kërkuar që konferenca e ardhshme statusore të mbahet pas dy muajsh.

Prokuroria kërkon që çështja ndaj Salih Mustafës të fillojë në mars
Lexo po ashtu Prokuroria kërkon që çështja ndaj Salih Mustafës të fillojë në mars

“Thjeshtë arsyeja është që atëherë do të kemi një ide të qartë se ku kemi shkuar me hetimet tona dhe për të pasur një datë më të hershme për fillimin e procesit gjyqësor”, ka thënë avokati Von Bone. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori