LAJMI I FUNDIT:

Macron konfirmon mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian

Macron konfirmon mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pritur sot në një takim homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq.

Sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, Macron, ka theksuar mbështetjen për të gjithë ata që duan të përmirësojnë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.


Përveç kësaj, siç thotë ai, ai do të bisedojë me presidentin Vuçiq për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Këto janë negociata të rëndësishme që po kryhen nën kujdesin e Bashkimit Evropian dhe unë dua të theksoj edhe një herë mbështetjen e Francës për të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajcak”, ka thënë Macron.

Ai ka deklaruar se ka biseduar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, në nëntor, si dhe se do të bisedojë me Kryeministrin e ardhshëm pas zgjedhjeve në Kosovë.

Presidenti francez ka theksuar më tej se i siguron mbështetje të gjithëve që dëshirojnë të përmirësojnë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Llogarisni tek unë, dhe unë do të vazhdoj të jem me ju për të bërë përparim në atë rrugë, rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, por edhe rrugën që dëshiron të çojë drejt stabilitetit dhe paqes në rajon,…”, citohet të ka thënë më tej Macron.

Ndërkohë, presidenti serb kishte thënë se do të diskutojë me presidentin Macron për çështjen e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila, siç thotë ai, nuk është aspak e lehtë për Serbinë.

“Ne të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të arritur një zgjidhje kompromisi, deri më tani nuk ka qenë kështu dhe unë kam qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjoj Macron dhe idetë e tij inovative dhe atë që mund të bëjmë”, ka thënë Vuçiq.

Ai shtoi se do të paraqiste “platformën e Serbisë në një mënyrë të hapur dhe të ndershme”.

“Unë jam i sigurt se do të kemi një bisedë të sinqertë dhe të hapur dhe se do të arrijmë diçka”, ka shtuar më tej Vuçiq.

Në të njëjtën kohë, theksoi ai, rruga drejt Bashkimit Evropian është jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori