LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Pas moshës 45-vjeçare, ushtarët do të mund të punojnë si zjarrfikës

Maqedoni: Pas moshës 45-vjeçare, ushtarët do të mund të punojnë si zjarrfikës

“Ushtarët profesionistë mbi moshën 45 vjeç kanë një mundësi të re për të vazhduar karrierën e tyre si zjarrfikës në njësitë e zjarrfikësve në të gjithë vendin”, informoi sot sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq.

Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se kjo është një mundësi tjetër për ushtarët, pas ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Shërbim që do të lejojë ushtarët profesionistë pasi të kenë përfunduar shërbimin e tyre në Armatë në moshën 45 vjeç, të zgjedhin nëse do të vazhdojnë karrierën e tyre në administratën shtetërore ose do të paguhen kompensim në vlerë prej nga 1.000 euro për çdo vit në Armatë, pra një shumë prej 20,000 deri në 25,000 euro, e cila u informua kohëve të fundit nga ministrja Radmilla Shekerinska.

“Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar për të zbatuar detyrimin ligjor për t’u kujdesur për ushtarët profesionistë që largohen nga Armata në moshën 45 vjeç. Që sot, ne hapim një mundësi të re për kolegët tanë aktualë me një transferim në veprimtarinë e zjarrfikësve në Republikë. Gjashtëmbëdhjetë ish ushtarë profesionistë vazhdojnë karrierën e tyre në njësitë territoriale të zjarrfikësve në pozicionet e zjarrfikësve-shpëtimtarëve, gjegjësisht 8 persona mbushin brigadën e zjarrfikësve në Shkup, 5 persona zjarrfikës në Kërçovë dhe tre në komunën e Vallandovës”, informoi sekretari shtetëror Nikoliq.


Ai shtoi se transferimi i ushtarëve profesionistë në organet e tjera shtetërore dhe të qeverisjes lokale po realizohet normalisht – aktualisht realizohet transferi i ushtarëve profesionistë në Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve, në pozitat e mbikëqyrësve të burgjeve në Institucionet e Burgjeve në Idrizovo Shtip, Kumanovë, Veles.

Procedura për marrjen në detyrë të gjykatave në të gjithë vendin është duke u zhvilluar, si pjesë e policisë gjyqësore, dhe disa nga këta ish-ushtarë do të qëndrojnë brenda Armatës si civilë.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori