LAJMI I FUNDIT:

​Zemaj i bindur që gjatë këtij muaji në Kosovë arrijnë vaksinat antiCOVID-19

​Zemaj i bindur që gjatë këtij muaji në Kosovë arrijnë vaksinat antiCOVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është shprehur i bindur se vaksinat anti-COVID19 gjatë këtij muaji do arrijnë në Kosovë.

Zemaj deklaroi se tashmë janë duke u bërë një përgatitje më intensive për vaksinim edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë QKMF.

Këto komente ai i bëri në një konferencë për medie në të cilën u bë e ditur se 520 specializantë që kishin nisur specializimin me vetëfinancim do të subvencionohen nga qeveria e Kosovës.


Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj bëri të ditur sot se lirohen nga pagesa e shkollimit specialistik për çdo vit, të gjithë specilizantët me vetëfinancim me kërkesë të Institucioneve shëndetësore private dhe publiko-private dhe nga vetë specializanti të cilët kanë nënshkruar kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Në një konferencë për media, bashkë me një grup të specializantëve dhe kryetarin e Bordit Qendror për Shkollim Specialistik, dr. Labinot Shanini, Ministri Zemaj tha se përveç lirimit nga pagesa prej 500 euro për vitin e shkollimit spacialistik, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, do të mundësojnë që këta specializantë, të paguhen përmes subvencionece gjatë shkollimit të tyre specialistik, me qëllim që të njëjtit ta përballojnë më lehtë krejt procesin e specializimit, deri në përfundim të programit

“Ky vendim është marrë me qëllim të mbështetjes dhe stimulimit për të gjithë specializantët që kanë nënshkruar kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë për shkollimin specialistik kategoria “specializanti me vetëfinancim” që janë 520 dhe për të mundësuar shkollim specialistik cilësor dhe adekuat, sipas planit dhe programit specialistik”, tha Zemaj.

Ai tha gjithashtu se vendimi është marrë për t’i mbështetur financiarisht specializantët dhe familjen e tij duke iu dhënë mundësimin e shkollimit pa pasur nevojë për pagesë shtesë dhe për të krijuar siguri dhe stabilitet të specializantit në shkollim.

Ne, theksoi më tej Zemaj, “besojmë që ky është një vendim shumë i rëndësishëm për specializantët që ishin me vetëfinancim dhe për vet familjet e tyre, kështu që nga tani, besojmë që fokusi i tyre do të jetë në arritjen e shkathtësive profesionale, duke qenë falënderues për këtë mundësi të madhe të cilën atyre ua ka dhënë Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria, duke u bazuar në përkushtimin tonë që të mos lëmë mjek pa iu dhënë mundësia që të specializojë dhe të mos lëmë mjek të specializuar pa punë”.

“Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së gjatë këtij mandati ka bërë një hap të jashtëzakonshëm duke ndarë 1500 specializime, pas një procesi të bllokuar pa asnjë arsye për disa vjet. Kjo situatë është zhbllokuar dhe ajo që na mbetet obligim është që të përkrahim dhe më tej të rinjtë tanë, profesionistët tanë në arritjen e shkathtësive profesionale që të jenë me dijet e tyre ekuivalente me kolegët e tyre kudo në botë dhe kësisoj t’i kontribuojmë procesit që mjekët t’i aftësojmë dhe t’i kemi në sistemin tonë shëndetësor dhe të ketë sa më pak arsye që dikush ta braktis vendin”.

Duke ju uruar për këtë hap specializantëve të ri, Ministri Zemaj tha se shpreh përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i dhënë gjithmonë prioritet kategorisë së profesionistëve shëndetësor, të cilët me punën e tyre, në veçanti në menaxhimin e pandemisë COVID-19 po tregojnë vlerat e larta profesionale dhe humane.

Specializanti Nol Smajli, në emër të grupit të specializantëve me vetëfinancim, falënderoi Ministrin Zemaj, BQSHS dhe Qeverinë e Kosovës për qasjen bashkëpunuese me qëllim që kësaj kategorie të mjekëve t’i mundësohet mbështetja financiare për shkollim specialistik, dhe vet shkollimi specialistik.

“Bashkëpunimi që kemi hasur në bën që të motivohemi për të kryer shkollimin specialistik dhe për të kontribuar në vendin tonë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori