LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 4700 numri i protestuesve të arrestuar në Rusi, lirohet bashkëshortja e Navalnyt

Shkon në 4700 numri i protestuesve të arrestuar në Rusi, lirohet bashkëshortja e Navalnyt

Yulia Navalnaya u la e lirë me detyrimin të paraqitej në gjykatën e Moskës.

“Yulia Navalna u la e lirë nga stacioni i policisë. Ajo akuzohet për prishjen e procedurës për organizimin e tubimeve, demonstratave, marshimeve. Gjykata do të ulet nesër në 10:00”, tha avokatja e Alexei Navalnyt, Svetlana Davidova.

Të kujtojmë, gruaja e politikanit rus të opozitës, Alexei Navalny, u arrestua gjatë protestave të sotme në Moskë.


Policia ruse arrestoi sot më shumë se 4700 pjesëmarrës në demonstrata masive në të gjithë vendin duke kërkuar lirimin e liderit të opozitës, Alexei Navalnyt.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protesta, duke brohoritur, ndër të tjera, kundër presidentit Vladimir Putin.

Autoritetet ruse janë përpjekur të dekurajojnë protestat e sotme me kërcënime dhe paralajmërime pasi dhjetëra mijëra demonstrues shkuan në protestat më masive në disa vjet fundjavën e kaluar, duke kërkuar lirimin nga burgu të Navalnyt, kundërshtari më i famshëm i Putinit, raporton elpais.

Arrestohet edhe bashkëshortja e Alexei Navalnyt, Yulia
Lexo po ashtu Arrestohet edhe bashkëshortja e Alexei Navalnyt, Yulia

Navalny, 44 vjeç, i njohur për botimin e raporteve të shumta për korrupsion në Rusinë e Putinit, u arrestua në 17 Janar, menjëherë pasi u kthye nga Gjermania, ku po shërohej për pesë muaj nga agjenti i helmimit për të cilin akuzohet Kremlini. Autoritetet ruse mohojnë përfshirjen në helmimin e Navalny.

Organizata jo-qeveritare OVD-info, e cila specializohet në arrestime politike, deklaroi se autoritetet arrestuan më shumë se 4700 protestues në të 11 zonat kohore në Rusi sot dhe se disa u rrahën. /Telegrafi/