LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni në Shqipëri, raporti i IDM: 89% e qytetarëve u kanë dhënë ryshfet policëve

Korrupsioni në Shqipëri, raporti i IDM: 89% e qytetarëve u kanë dhënë ryshfet policëve

Një raport i publikuar nga Institucioni për Demokraci dhe Ndërmjetësim thotë se 89% e qytetarëve mendojnë se në radhët e policisë në Shqipëri ka korrupsion. Sakaq, në raport ngrihet shqetësimi dhe për bashkëpunimin mes punonjësve të policisë dhe botës së krimit, madje duke prishur dhe provat.

Korrupsioni në radhët e Policisë së Shtetit vijon të shihet me shqetësim nga qytetarët. Në një raport të publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim thuhet se 89% e qytetarëve mendojnë se në Policinë e Shtetit ka korrupsion, por vetëm 6% e tyre e kanë denoncuar.


Ndër sektorët më problematikë në radhët e uniformave, blu të anketuarit shohin Drejtorinë e Antidrogës dhe Trafiqeve, Policinë Rrugore, Departamenti i Krimit Ekonomiko-Financiar dhe Policinë e Kufirit dhe Migracionit. Votimi i sondazhit është shoqëruar edhe me argumentimin sipas të cilit shkak për këtë nivel të lartë korrupsioni janë një sërë faktorësh, por kryesisht vjen për shkak të pagave të ulëta që marrin sot punonjësit e policisë.

Një tjetër shqetësim që vihet re në raportin e IMD është dhe lidhja e punonjësve të policisë me eksponentët e botës së krimit, madje duke prishur provat. 57% e të anketuarve nga publiku e mendojnë një gjë të tillë, ndërsa 61% të tjerë u dakordësuan me faktin se oficerët e policisë janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme. Sipas qytetarëve fenomeni i korrupsionit më së shumti vihet re në gradat e larta të policisë sesa tek oficerët e rangut të ulët dhe të mesëm.

Ndërkaq, me shqetësim për publikun shihet edhe abuzimi me fondet apo ngritja në detyrë në Polici të Shtetit dhe meritokracia, për të cilat të anketuarit mendojnë se ndikon dhe politika.

Ky perceptim i qytetarëve në radhët e policisë vjen pak kohë pas publikimit të një tjetër sondazhi të financuar nga qeveria suedeze, ku thuhej se niveli i besimit në radhët e uniformave blu është rritur dhe se ka pasur gjithashtu një rritje të standardit profesional dhe rezultateve në luftën kundër krimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori