I dënuari me 24 vite e gjysmë për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij, Pjetër Ndrecaj, për herë të dytë po kërkon nga Gjykata e Apelit anulimin e vendimit të shkallës së parë, apo kthimin e rastit në rigjykim.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Prishtinë përsëri ka kërkuar që i akuzuari Ndrecaj të dënohet me burgim të përjetshëm, pasi sipas kësaj prokurorie, dënimi i shqiptuar nga shkalla e parë ishte i ulët, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndrecaj fillimisht ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë më 2 nëntor 2018, me 24 vjet burgim efektiv për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij, por Gjykata e Apeli, në mars 2019, kishte ndryshuar vendimin e shkallës së parë dhe e kishte dënuar atë me burgim të përjetshëm.
Mirëpo, Gjykata Supreme e Kosovës i kishte prishur të dyja aktgjykimet dhe rastin e kishte kthyer në rigjykim.
Pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore në Gjakovë, për të dytë herë, e kishte gjetur fajtor Ndrecajn, duke e dënuar me 24 vite e 6 muaj burgim për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Ndrecaj për veprën penale të armëmbajtjes pa leje ishte dënuar me një vit burgim, ndërsa për vrasje me 24 vite burgim. Mirëpo, ndaj tij ishte shqiptuar dënimi unik në kohëzgjatje prej 24 vjet e gjashtë muaj burgim.
Të pakënaqur me këtë vendim, ankesë në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Isa Osdautaj si dhe mbrojtësi i të akuzuarit Ndrecaj, avokati Ndrec Dodaj.
Këto ankesa të palëve janë shqyrtuar të premten nga Gjykata e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në ankesën e saj, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka theksuar se vendimi i shkallës së parë ishte i butë dhe sipas kësaj prokurorie, gjykata ishte dashur të marrë vendim më të lartë si ai me burgim të përjetshëm, duke pasur parasysh reagimin e opinionit publik.Ankesë lidhur me vendimin mbi dënimin ka paraqitur edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Isa Osdautaj, që sipas tij vendimi i shkallës së parë ishte shumë i butë, pasi bëhej fjalë për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së mitur.
Për shkak të shkeljeve esenciale të Kodit të Procedurës Penale, vërtetim të gabuar të gjendjes faktike dhe shkelje të ligjit penal, ankesë ka parashtruar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Ndrecaj, avokati Ndrec Dodaj.
“Mbes pranë pretendimeve të ankesës, fokusi në këtë ankesë ka pasur të bëjë me dashjen, e kam hapur dilemën se a ekziston dashja direkte apo jo për shkak se ekspertiza nuk ka qenë e plotë, nuk iu kanë referuar rrethanat që i ka kërkuar vet gjykata, edhe pse ekspertiza është dhënë nja një ekspert që vërtetohet se i pandehuri ka pasur probleme të kësaj natyre edhe para 2016-es , të gjitha këto janë abstrahu, ka edhe tejkalime tjera që i ka bërë shkalla e parë sidomos të dashja e fëmijës, sepse kemi të bëjmë me një viktimë të një moshe shumë të re, ndaj të cilit nuk ka pasur asnjë qëllim, ka dilema shumë të mëdha se a ka të bëjë me dashje direkte apo ka defekte rreth dashjes direkte tek vrasja e bashkëshortes, ndërsa tek vrasja e fëmijës në asnjë provë nuk është vërtetuar se ka pasur dashje”, ka thënë avokati Dodaj.
Ndërsa, i akuzuari Pjeter Ndrecaj ka mbetur në tërësi pranë kërkesës së ushtruar nga mbrojtësi i tij.
Ndryshe, sipas aktakuzës, i akuzuari më 7 gusht 2018, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N, dhe vajzën e tij K.N.
Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka shkuar në shtëpinë e vëllezërve të viktimës i armatosur, ku ka qëlluar më pushkën automatike në drejtim të shtëpisë, si dhe ka qëlluar me armë ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij, të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë.
Prokuroria Themelore Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj Pjetër Ndrecajt, për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë” nga 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.11 të KPRK-së, dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A