Partia Socialdemokrate (PSD) sot ka organizuar një aktivitet simbolik para Ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar që gjatë zbatimit të Ligjit për Pandeminë COVID-19, të trajtohen të gjithë njësoj, edhe qytetarët por edhe përfaqësuesit e partive politike.
Frashër Krasniqi nga kjo parti në një prononcim për media ka thënë se duke u bazuar në Ligjin për Pandeminë nuk janë duke u dënuar të gjithë në mënyrë të barabartë, por siç tha ai kjo po bëhet në mënyrë selektive.
Ai po ashtu tha se qytetarët janë duke u dënuar në masë të madhe për moszbatimin e Ligjit të Pandemisë, ndërsa tubimet e partive politike as nuk merren për bazë.
“Siç kemi qenë dëshmitar gjithmonë, kjo pandemi ka nxjerr në pah por edhe i ka thelluar dallimet dhe pabarazi ekonominë dhe sociale në vendin tonë. Këto dallime, pabarazi ekonomike dhe sociale është pasqyruar edhe me sundim të ligjit të pabarabartë dhe selektivë. Ligji në kohën e pandemisë nuk ka rëndu njëjtë si me ata që janë të dobët, si dhe ata që janë më të fortët. Të fortët nuk janë dënuar e të dobëtit po. Qytetarët janë dënuar mbi tre milion euro e partitë politike përmes tubimeve politike nuk janë duke u dënuar”, ka thënë Krasniqi.
Kjo pabarazi siç tha Krasniqi bëhet akoma më e dhimbshme, absurde dhe e padurueshme kur vet ministri e Shëndetësisë, Armend Zemaj si dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dalin në tubime duke e shpërfill Ligjin e Pandemisë.
Me këtë rast ai tha se në mënyrë simbolike kanë përgatitur një dënim për ministrin Zemaj.
“Ministri Zemaj doli dhe tha që nuk do ketë lirim të masave sepse normal që del e thotë se këto masa nuk e prekin atë apo partitë politike, por vet qytetarët. Dhe në mënyrë simbolike dolëm për ta dënuar ministrin Zemaj, dhe me i mbledh të gjitha dënimet që ua kanë dhënë qytetarëve dhe t’i amnistojmë qytetarët në mënyrë simbolike dhe atë dënim t’ia sjellim ministrit për zbatim selektiv të ligjit, vetëm aty ku ju konvenon atyre”, theksoi ai.
Krasniqi tutje tha se urgjentisht duhet të falen qytetarët të cilët u është shqiptuar dënimi për mos respektim të Ligjit për Pandeminë.
“Bëjmë thirrje publike që urgjentisht të falen qytetarët që janë dënuar gjatë kohës së pandemisë, që do t’ia lehtësonte barrën qytetarëve në këtë kohë pandemie dhe që nuk kanë”, ka thënë ndër të tjera Frashër Krasniqi nga PSD-ja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje