Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte “shumë i rrezikshëm”, ka thënë për gazetën franceze “Le Monde”, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Sipas tij, dialogu i lehtësuar nga BE-së është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se “asgjë nuk ka mbaruar derisa gjithçka të ketë mbaruar”.
Në lidhje me rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces, Lajçak ka thënë se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden “ndjejnë një përgjegjësi historike për shkak të angazhimit politik dhe njerëzor të SHBA-së në rajon”.
I dërguari i BE-së për dialogun tha se BE-ja kishte bashkëpunuar më parë me Sekretarin e ri të Shtetit në SHBA, Anthony Blinken dhe nënskretaren për Çështjet Politike, Victoria Nuland. “Uniteti amerikano-evropian është një faktor kryesor për suksesin në Ballkan”, ka thënë Lajçak.
I pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, Lajçak u përgjigj se vendet e rajonit ishin kundër “sepse kanë frikë se ngjarjet mund të dalin jashtë çdo kontrolli”.
Përveç kësaj, Bashkimi Evropian, sipas tij, ka investuar shumë në politikën e “evropianizimit dhe përfshirjes së Ballkanit në familjen evropiane, që do të thotë ndërtimin e shoqërive demokratike multietnike” dhe “ridizajnimi i kufijve është në kundërshtim me atë ideal dhe do të nënkuptojë se ne kemi dështuar”.
I pyetur se si e shikon rritjen e ndikimit të Kinës në Ballkan, ai tha se BE është partneri më i madh tregtar, investitori më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe ofron ndihmën më të madhe atje. “Ajo (Kina) nuk mund të ofrojë më shumë se ne”, tha Lajçak.
Dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.
Takimi i fundit në mes të krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar.
Prej atëherë, nuk është zhvilluar takim i nivelit të lartë.
Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj