Komuna e Tetovës me vendim pas protestave për sigurinë e këmbësorëve në rrugën Industriale
Sot në Komunën e Tetovës u realizua takim mes kryetares së komunës Teuta Arifi dhe përfaqësuesve të këshillit iniciativ të protestës për rregullimin e çështjes së sigurisë së këmbësorëve në rrugën Industriale.
Siç thonë nga Komuna e Tetovës, në takim u bisedua rreth problemit të shpejtësisë me të cilën qarkullojnë automjetet në këtë rrugë, sigurisë së këmbësorëve në komunikacion, që shpesh ka rezultuar më aksidente në trafik dhe që fatkeqësisht kanë marrë edhe jetë njërëzish.
“U pajtuam se siguria e qytetarëve është prioritet i padiskutueshëm, dhe u dakorduam që në një afat sa më të shkurtër kohor të fillojmë me hapa konkret, duke marrë masa për të minimizuar mundësinë e paraqitjes së aksidenteve të trafikut në të ardhmen.
Në këtë drejtim, komuna e Tetovës deri ditën e premte (29.01.2021):
– Do të dergojë kërkesë deri tek SPB Tetovë për vendosjen e pengesave në rrugë, në 3 lokacione ku gjenden edhe vendkalimet për këmbësore, në aksin rrugor të rrugës Industriale që fillon prej te rrethrotullimi me rrugën V. Milladinov deri tek rrethrotullimi me bulevardin e Ilindenit. Menjëherë pas aprovimit të kërkesës komuna e Tetovës do të vendos pengesat rrugore në këtë rrugë me qëllim reduktimin e shpejtësisë së automjeteve në vendet e shënuara si vendkalime për këmbësorë.
– Do të rishqyrtojë vendimin për mbylljen e derës së pasme të SHF Kirili dhe Metodi, me kërkesë dhe arsyetim të këshillit iniciativ, se mbyllja e kësaj dere do t’i detyrojë nxënësit që të qarkullojnë akoma më shumë, duke kaluar më shumë rrugë frekuente të asaj pjese të qytetit për të arritur shkollë, dhe kjo për ta nënkupton rrezik shtesë gjatë qarkullimit në komunikacion.
– Komuna e Tetovës do të shqyrtojë edhe mundësinë për ndërtimin e ndarjes fizike mes dy drejtimeve rrugore të bulevardit lndustrial, që do të pamundësojë kalimin e rrugës nga këmbësorët në vendet që nuk janë të shënuara si vendkalime të tilla. Komuna e Tetovës deri ditën e premte do të njoftojë këshillin organizativ për formën dhe afatin kohor të realizimit të kësaj kërkese“, thuhet në njoftim.
Komuna e Tetovës gjithashtu përgëzon këshillin organizativ për këtë iniciativë shumë të rëndësishme dhe domethënëse, si formë të qytetarisë aktive dhe pjesëmarrjes direkte të qytetarit në vendimarrje, për çështje të interesit të përgjithshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66
Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
Moti për pesë ditët e ardhshme
Shkatërrohet një grup kriminal ndërkombëtar i përfshirë në falsifikimin e parave në Maqedoninë e Veriut
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet