LAJMI I FUNDIT:

Falsifikuan kartëmonedha të 50 eurove, padi për dy kumanovarë

Falsifikuan kartëmonedha të 50 eurove, padi për dy kumanovarë

Sektori për Punë të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër dy personave nga Kumanova, për shkak dyshimeve për falsifikim të parave. MPB njofton se bëhet fjalë për 43-vjeçarin A.R. dhe 32-vjeçarin N.S. nga Kumanova.

Personat në fjalë me datë 22.01.2021 kanë siguruar 37 bankënota të 50 eurove të falsifikuara nga një person në Tetovë. Me datë 23.01.2021 në periudhën nga ora 05:00 deri në ora 06:00 kanë lëshuar në qarkullim paratë si të vërteta në një kazino në Kumanovë. Të dyshuarit kanë këmbyer 26 bankënota në denarë në sportel të kazinosë, me çka kanë marrë 79.950 denarë në mënyrë të paligjshme.

Pasi punonjësit dyshuan se kartëmonedhat nuk ishin reale, ata e raportuan rastin në SPB-Kumanovë. Policia konfiskoi 26 kartëmonedha prej 50 eurove, ndërsa në një makinë të tipit Mercedes nën pronësi të A.R. u gjetën edhe 11 kartëmonedha tjera të 50 eurove të falsifikuara.


Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori