Pothuajse të gjitha lagjet e Prishtinës dhe zonave përreth, si Obiliqi dhe Fushë Kosova, po vazhdojnë të përballen me reduktime të shpeshta dhe të gjata të ujit. Edhe pse 21 vjet pasluftës dhe shumë investimeve, KRU “Prishtina” po dështon të furnizojë konsumatorët e saj me ujë 24 orë në ditë.
Tani kur liqenet akumuluese janë mbushur me ujë, nga KRU “Prishtina” njoftojnë se Liqeni i Badocit dhe i Batllavës janë turbulluar dhe se furnizimi me ujë 24 orë në ditë është i pamundur.
Kryeshefi i KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, ka thënë se për momentin janë duke punuar me 40 për qind të kapacitetit, pasi fabrika në Shkabaj ka dal nga funksioni rreth dy ditë më parë.
“Jemi duke punuar me 40 për qind të kapacitetit. Ka turbullira në dy liqenet dhe në kanalin e Iber-Lepencit, sa që është e pamundur të trajtojë fabrika në Shkabaj e cila tashmë e 40 orë ka dalë nga funksioni. Tek sot në ora 14:00 e kemi startuar dhe po mundohemi që Fushë Kosovën ta furnizojmë me uji dhe një pjesë të Obiliqit. Ndërsa në Prishtinë jemi duke u munduar që me reduktime të mbajmë disi situatën. Por për shkak të konfiguracionit pikat e ulëta marrin ujë shpejt, ndërsa pikat e larta janë më të atakuara”, thotë Xhafa.
Siç njofton Xhafa ekipet teknike të KRU “Prishtina” janë në terren duke punuar në të gjitha drejtimet, megjithatë ai bëri të ditur se qytetarët do të vazhdojnë të përballen me reduktime aq sa do të ketë turbullira në liqenet akumuluese.
“Problemi zgjidhet varësisht si largohen turbullirat. Janë në fabrika duke punuar laboratorët për pastrim të ujit. Por turbullira është shumë e madhe. Liqeni i Batllavës është në gjendje shumë të turbullt. Nuk kemi pasur raste më herët që kaq shpejt me u mbush liqenet dhe reshjet e mëdha kanë krijuar shumë turbullira”, tha ai për KosovaPress.
Megjithatë, duke ditur faktin se në këto dy stinë mund të kenë probleme, kompania në fjalë nuk arrin që të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend