LAJMI I FUNDIT:

West Brom i bashkohet garës për Jesse Lingard

West Brom i bashkohet garës për Jesse Lingard

Jesse Lingard duket se nuk ka më vend te Manchester United, pasi minutat për të këtë sezon janë reduktuar dukshëm.

West Brom është bërë skuadra e fundit që ka shprehur interesim për të marrë Jesse Lingard si huazim nga Manchester United.


Sky Sports skuadra që po lufton për mbijetesë, ka nevojë për lojtarë në fazën e sulmit dhe anglezi shihet si përforcim i duhur.

Për lojtarin kanë shprehur interesim edhe Sheffield United dhe West Ham.

Lingard kërkon të luajë më shumë që të zë një vend në lisën e Gareth Southgate për kampionatin evropian që mbahet këtë verë. /Telegrafi/