LAJMI I FUNDIT:

Rëndësia e stafit profesional në shitjen moderne

Rëndësia e stafit profesional në shitjen moderne

Nga periudha e vështirë e pandemisë nga viti që lamë pas, bizneset anë e mbanë botës kanë pasur tendencën të dobësohen. Kjo, sepse klientët zvogëlojnë shpenzimet dhe reduktojnë operacionet dhe rrjedhën normale për të rregulluar modelet e tyre të biznesit në hap me ndryshimet. Megjithatë, ekspertët e shitjeve, edhe pse përballen me sfida nga klientët e padisponueshëm dhe rezistentë, roli i tyre brenda kompanive në të cilat ndodhen është bërë më i rëndësishëm se asnjëherë më parë. SUKSESI varet kryesisht nga ata, andaj trajnimi i stafit të kompanisë ndihmon me patjetër.

Trajnimi i shitjeve aftëson ekipet tuaja të shitjeve me aftësitë që u duhen për t’u lidhur me klientët e tyre dhe në fund të fundit ta zgjeroni dhe drejtoni biznesin tuaj drejtë majave të reja, pavarësisht mjedisit të paqëndrueshëm të biznesit. Trajnimi i shkëlqyeshëm i shitjeve do të investojë kohë të mjaftueshme në mbulimin e anës ndërpersonale të shitjes përveç anës funksionale / taktike.


Këto janë aftësitë dhe praktikat më të mira që mund të ndihmojnë stafin tuaj të shitjeve të shkëlqejë nga TANI E TUTJE:

Përdorni teknikën e duhur të komunikimit – Në të gjithë botën, njerëzit janë të stresuar dhe sjellja e një personi të stresuar shpesh është e paparashikueshme. Pavarësisht nëse klientët janë të paduruar, nervozë, depresiv, të demotivuar ose i janë përgjigjur ndonjë mënyrë tjetër stresit të tyre, ekspertët e shitjeve do të përfitonin nga trajnimi edhe më shumë, duke trajtuar mënyrën se si të punojnë me klientët duke shfaqur sjellje atipike. Një teknikë efektive e komunikimit që demonstron ndjeshmëri dhe zvogëlon tensionin shpesh mund të rezultojë në zgjidhjen e çështjeve të vështira.

Mendoni dhe veproni karshi shqetësimeve të Klientit tuaj, jo tuajat – Secili ka perspektivën e tij ose të saj; asnjë prej nesh nuk është i njëjtë. Është e vështirë dhe sfiduese të lëmë mënjanë paragjykimet tona dhe të kuptojmë botën e dikujt tjetër, por të shesësh në mjedisin e sotëm, të bësh një gjë të tillë është e domosdoshme. Ne duhet të kuptojmë se si pandemia ka ndikuar në bizneset e klientëve tanë. Ne duhet të hyjmë në botën e tyre dhe trajnimi i shitjeve mund të ndihmojë në theksimin e kësaj mendësie.

Përsosni aftësitë tuaja dixhitale të shitjes – Ne duhet të trajnojmë përfaqësuesit tanë të shitjeve për të qenë më të vetëdijshëm për rritjen e zërit të tyre, i cili ka më shumë rëndësi në një mjedis virtual (siç ka kontakti me sy). Shumë prej nesh e kanë zakon të shikojnë klientët tanë në ekran kur flasin me ta, por që ndërveprimi të jetë efektiv, duhet të shikojmë drejtpërdrejt në kamerë, e cila do të simulojë kontaktin me sy. Zëri dhe kontakti me sy janë vetëm disa shembuj të sfidave të sjella nga një kalim në komunikimin virtual. Trajnimi i shitjeve mund t’u mësojë stafit të ekipit tuaj taktika dhe strategji virtuale të shitjes që u duhen për të qenë efektivë dhe të suksesshëm.

Lidhu me klientët në një mënyrë që ndërton besimin dhe përparon marrëdhënien – Lidhja rezulton kryesisht nga shpeshtësia e takimeve, kështu që këshilloni ekspertët tuaj të shitjeve të mbajnë kontakte me klientët, qoftë me tekst, email, telefon ose video. Për të qenë në qendër të klientit, ekspertët e shitjeve duhet të angazhohen me klientët e tyre në mënyrën që ata dëshirojnë të angazhohen, dhe trajnimi i shitjeve mund të ndihmojë anëtarët e stafit tuaj të përshtatin qasjen e tyre ndaj secilit klient. Trajnimi i shitjeve u siguron stafit mjetet që u duhen për të krijuar lidhje të forta me klientët dhe për të ruajtur marrëdhënie të lulëzuara biznesi, madje edhe në mes të paparashikueshmërisë.

Trajnimi është më i rëndësishëm TANI se kurrë më parë. Përdorimi në mënyrë efektive i një modeli për komunikimin dhe trajtimin e kundërshtimeve, të menduarit nga këndvështrimi i klientit tuaj, përmirësimi i aftësive të shitjes virtuale dhe ndërtimi i marrëdhënieve të besimit janë të gjitha rezultatet veçanërisht kritike të trajnimit të shitjeve në kohën aktuale.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Ekonomi
Kalo në kategori