LAJMI I FUNDIT:

LVV dorëzon kallëzim penal ndaj Ramë Likajt dhe dy zyrtarëve të MASH-it

LVV dorëzon kallëzim penal ndaj Ramë Likajt dhe dy zyrtarëve të MASH-it

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe dy zyrtarëve të kësaj ministrie.

Kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale e dorëzoi ish-deputeti Fitim Uka.


Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga LVV, ku thuhet se Likaj dhe dy zyrtarët e kësaj ministrie dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Njoftimi i plotë:

Kallëzim penal ndaj ministrit të MASH dhe dy zyrtarëve të kësaj ministrie.

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Fitim Uka, dorëzoi sot në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal ndaj ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe dy zyrtarëve të kësaj ministrie, nën dyshimin se kanë kryer vep¬rën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Me datë 09 nëntor 2020, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si autoritet kontraktues, ka shpallur njoftimin për tenderin “Blerja e pajisjeve për mbrojtjen e objekteve arsimore për qëndrueshmëri dhe blerja e pakove të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, ku vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 2,880,000.00 euro.

Gjatë publikimit të listës së parë të çmimeve kjo ministri kishte kërkuar 887 pozicione me produkte dhe sasi të caktuara. Trembëdhjetë ditë më vonë kjo listë fshihet nga platforma e prokurimit dhe publikohet lista e re me vetëm 43 pozicione ndërsa vlera e parashikuar e tenderit mbeti e njëjta. Me datë 31 dhjetor 2020, MASH publikon njoftimin për nënshkrimin e kontratës me operatorët ekonomik në vlerë prej 2,850,309.00 euro, me derivim të lejuar indikativ prej +/-30% të vlerës së kontratës.

Shkeljet kryesore ligjore që sot po i dorëzojmë si kallëzim penal në Prokurorinë Speciale janë:

Zyrtarët përgjegjës kanë zhvilluar procedurën dhe kanë lidhur kontratën e lartpërmendur në kundërshtim me parimet e prokurimit publik nga nenet 6 dhe 7 të Ligjit.

Zyrtarët përgjegjës nuk kanë siguruar shpenzim efikas dhe të drejtë të parasë publike sipas nenit 6.1 të Ligjit, sepse kanë botuar listë të çmimeve me pozicione të përsëritura, kanë ndryshuar listën e çmimeve duke zbritur numrin e produkteve nga 887 në 43 pa e modifikuar buxhetin e paraparë, si dhe kanë vazhduar procedurën për blerjen me çmim sa gati katërfish çmimi i tregut. Zyrtarët kanë shkelur gjithashtu neni 6.2 të Ligjit, duke porositur sasi që nuk përkojnë me qëllimin e kontratës.

Zyrtarët përgjegjës nuk kanë zhvilluar procedurë transparente e jodiskriminuese sipas nenit 7 të Ligjit të Prokurimit.

Zyrtarët kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, çka cenon parimin e ligjshmërisë të paraparë me Kushtetutë dhe me Ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura.

Si rrjedhojë, në besojmë se ka dyshime të arsyeshme që ministri i MASH dhe zyrtarët përgjegjës me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori