LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 58 pacientë me coronavirus – tetë në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 58 pacientë me coronavirus – tetë në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është duke vazhduar trajtimi i pacientëve me coronavirus.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Pejës thuhet se aktualisht duke u trajtuar janë 58 pacientë, ku 31 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa një pacientë është në Respirator (CPAP).

Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 564 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 50 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.


“13 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 9 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se 447 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,886 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Kalo në kategori