LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj një personi të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor

Paraburgim ndaj një personi të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.J., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2, lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Siç njoftohet gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal Fitore Krivanjeva Daci, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 20.01.2021 në Ferizaj, pas një konflikti verbal me të dëmtuarin V.N, e godet me një mjet të fortë shishe të birrës, mjet ky i përshtatshëm për shkaktimit e lëndimit të rëndë trupor, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore dhe për të cilat lëndime i dëmtuari është detyruar të kërkoj ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.


Tutje theksohet se gjyqtarja e procedurës paraprake bazuar në dispozitat e KPPRK-së, vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit, marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, dhe se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës, përkatësisht motrës së tij dhe të dëshmitarëve tjerë, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.”

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori