LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Vaksinat e para nga Pfizer dhe Serbia do të arrijnë me import ndërhyrës, plani për vaksinim është përgatitur

Filipçe: Vaksinat e para nga Pfizer dhe Serbia do të arrijnë me import ndërhyrës, plani për vaksinim është përgatitur
Foto: Kanal 5

“Nuk ekziston pengesë ligjore për pranimin e vaksinave kundër COVID-19 në vendin tonë. Dozat e para të vaksinave Pfizer për të cilat kemi marrëveshje të drejtpërdrejtë me prodhuesit, si dhe 8 mijë vaksinat nga Serbia, duhet të arrijnë në vend me transport ndërhyrës. Ndryshimet në Ligjin për ilaçe bëhen për shkak të politikave globale të Pfizer, të cilët insistojnë të ketë aplikime për regjistrim të vaksinave në përfaqësitë e tyre, siç është përfaqësia në Holandë, përgjegjëse për këtë pjesë të Evropës”.

Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje me arritjen e vaksinave në RMV. Ai shtoi se Serbia është vendi i vetëm në rajon që ka përfaqësi lokale të Pfizer dhe kjo në një farë mënyre sipas tij, ua përshpejton punët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Por, kjo nuk është pengesë për ne, pasi ashtu janë rregullat të prodhuesit Pfizer. Ata na kanë dalë në ndihmë, duke mos dashur ngadalësim të dinamikës së arritjes së vaksinave”, tha Filipçe.


Lidhur me shpërndarjen e vaksinave nga Republika e Serbisë, Filipçe sqaroi se aktualisht pritet miratimi nga kompania Pfizer, për importin ndërhyrës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori