Kryetari Agim Ademi është pritur sot nga presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir. Pjesë e këtij takimi nga FFK ishin edhe nënkryetari Bakir Burri, anëtari i KE-s, Xhelal Broja dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, derisa nga federata turke nënkryetarët Servet Yardimci, Yilmaz Buyukaydin dhe sekretari i përgjithshëm, Kadir Kardas.
Me këtë rast është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit që synon të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy federatave si dhe ofron bashkëpunime në shumë projekte të përbashkëta.
Të dy presidentët nëpërmjet këtij memorandumi u dakorduan për shkëmbim të përvojave dhe thellim të bashkëpunimit. Ky memorandum parasheh shkuarjen e ekipeve zinxhir të kombëtares për kampe në Turqi, pastaj bashkëpunimin për ngritjen e futbollit të femrave, duke pasur parasysh se të dyja vendet jemi po thuajse në të njëjtin nivel. Në këtë segment parashihet që ekipet tona të shkojnë në kampingje në Turqi, në kohën kur përfundojnë garat, për shkak të kushteve më të mira atmosferike.
Përkrahja e Federatës Turke për sistemin VAR zë vend të rëndësishëm në këtë memorandum, duke pasur parasysh se Turqia në këtë aspekt ka avancuar shumë. Presidenti Ozdemir u zotua që do të ndihmojë teknikisht dhe profesionalisht FFK-në në këtë drejtim. Në këtë pikë parashihet që gjyqtarët tanë të shkojnë për seminare në Turqi, por njëherësh edhe ekspertët turq do të vijnë në Kosovë për të ndihmuar në implementimin sa më të mirë të sistemit VAR.
Pjesë e këtij memorandumi është zotimi i presidentit Ozdemir për ndërtimin e një fushe stërvitore për fëmijët me nevoja të veçanta, investim ky i përbashkët, me qëllim të zhvillimit të garave në formë turneu për këtë komunitet.
Gjithashtu krerët e të dyja federatave u dakorduan për zhvillimin e një miqësoreje ndërmjet dy kombëtareve tona në Stamboll, por e cila do të zhvillohet pas pandemisë. Kjo për shkak të interesimit të madh të tifozëve për një ndeshje të tillë, duke pasur parasysh edhe numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Turqi.
Në këtë takim u diskutua edhe për gjetjen e mundësive për t’i ndihmuar klubet tona që të jenë sa më shumë të pranishme në kampet e Antalisë, ku shumica e klubeve të Evropës juglindore i kryejnë përgatitjet gjatë verës dhe dimrit.
Gjatë këtij takimi presidenti Ozdemir, i cili është mik i madh i Kosovës dhe njëherësh pronar i kompanisë KEDS që operon në Kosovë dhe që është një nga sponsorët e FFK-së, lavdëroi punën dhe afërsinë e presidentit Ademi dhe ekipit të tij, teksa i ofroi mbështetjen e tij të përhershme dhe të federatës turke, duke theksuar se FFK dhe Kosova si shtet kanë një tretman të veçantë.
Ndërkaq, presidenti Agim Ademi e falënderoj presidentin Ozdemir për mikpritjen e ngrohtë dhe drekën e shtruar për delegacionin e FFK-së, teksa nënshkrimin e memorandumit e vlerësoi si një dëshmi të miqësisë së gjatë dhe të përhershme të dy federatave dhe shteteve tona. Në fund u shkëmbyen edhe dhurata ndërmjet krerëve të dy federatave.
Më herët FFK ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi edhe me Shqipërinë, Gjermaninë dhe Katarin, derisa memorandume të tilla janë paraparë edhe me vendet skandinave: Suedinë, Danimarkën dhe Norvegjinë, por që nuk janë realizuar ende shkaku i pandemisë. Gjithsesi, FFK do të vazhdojë me krijimin e një politike të tillë afruese dhe të bashkëpunimit me të gjitha federatat që e kanë përkrahur para, gjatë dhe pas pranimit në UEFA e FIFA.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje