Probleme me pagjumësinë? Një listë me aplikacione që ju vijnë në ndihmë!
Pagjumësia ose një gjumë i çrregullt mund të ndikojnë në shëndetin tuaj fizik dhe mendor si dhe produktivitetin tuaj gjatë ditës
Të mësuarit për modelet tuaja të gjumit mund të jetë çelësi i një fillimi të mbarë.
Healthline ka përzgjedhur një listë me disa prej aplikacioneve më të mira për Android dhe iPhone.
Sleep Cycle
Monitoron modelet tuaja të gjumit dhe ofron statistika të hollësishme dhe grafikë të përditshëm të gjumit, në mënyrë që të merrni një kuptim më të mirë të asaj që po ndodh kur flini, ose çfarë mund të ndërhyjë në një gjumë të mirë gjatë natës. Aplikacioni gjithashtu përmban një orë alarmi inteligjente e krijuar për t’ju zgjuar butësisht kur jeni në fazën më të lehtë të gjumit.
Nature Sounds Relax and Sleep
Ky aplikacion vetëm për Android do t’ju ndihmojnë të filloni terapinë tuaj audio. Zgjidhni midis tingujve me cilësi të lartë të ujit, tingujve të natyrës, tingujve të kafshëve, “zhurmës së bardhë”, të gjitha këto të krijuara për t’ju ndihmuar të relaksoheni dhe të flini.
Sleep as Android
Ky aplikacion Android është krijuar për të ndjekur ciklin tuaj të gjumit dhe për të matur cilësinë e tij për sa i përket kohëzgjatjes, deficitit, përqindjes së gjumit të thellë, gërhitjes, efikasitetit dhe parregullsisë. Këto njohuri për modelet tuaja të gjumit mund t’ju ndihmojnë të bëni ndryshime për një gjumë më të mirë.
Sleepa
Sleepa përmban një koleksion të shkëlqyeshëm tingujsh që mund të përzihen në ambiente relaksuese me një kohëmatës të krijuar për të ndaluar automatikisht aplikacionin. Mund të zgjidhni midis 32 tingujve në katër grupe – shiu, natyra, qyteti dhe meditimi – plus tre lloje të zhurmës së bardhë dhe frekuencat më pak të njohura të zhurmës rozë dhe kafe. Gjithashtu mund të vendosni alarme të buta zgjimi.
Relax Melodies: Sleep Sounds
Aplikacioni përfshin programe 5-ditore që ju ndihmojnë të flini më shpejt dhe më mirë, shoqëruar me cilësi të tjera.
Pillow Automatic Sleep Tracker
Pillow është një asistent inteligjent i zgjimit për përdoruesit e iPhone. Aplikacioni analizon ciklet tuaja të gjumit automatikisht përmes Apple Watch, ose thjesht kur ju mbani telefonin tuaj afër kur flini. Karakteristikat përfshijnë një alarm për t’ju zgjuar gjatë fazës më të lehtë të gjumit, gjurmimin e trendit të gjumit, tinguj që ju ndihmojnë të flini dhe njohuri dhe këshilla të personalizuara për pushim me cilësi më të mirë.
Sleep Sounds
Aplikacioni përmban tinguj qetësues për t’ju vënë në gjumë dhe shkëputet automatikisht pas një kohëzgjatjeje të caktuar, shkruan Anabel.
Të tjera aplikacione të ngjashme me të mësipërmet janë:
– Slumber: Fall Asleep, Insomnia
– White Noise Lite
– Tide
– Nature Sounds
– Sleep++ etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'