LAJMI I FUNDIT:

Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës për bashkatdhetarët në Itali, pas zgjatjes së kufizimeve antiCOVID-19

Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës për bashkatdhetarët në Itali, pas zgjatjes së kufizimeve antiCOVID-19

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ju ka bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti COVID-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë italiane, i përditësuar me datë 14 janar 2021.

Ambasada njofton se Dekreti parashikon zgjatjen e gjendjes emergjente me kufizimet e lëvizjes si në vijim:

“-Deri me 15 shkurt 2021, parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjen brenda territorit italian: çdo lëvizje mes komunave (përjashtohen ato me më pak se 5000 banorë), prefekturave dhe rajoneve është e ndaluar; lejohen lëvizjet vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, ku parashikohet gjithsesi formulari i vetë deklaratës ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes;


– Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara, dhe për hyrjen/kthimin në Itali, parashikohet vetë izolimi i detyrueshëm 14 ditorë, si dhe mbikëqyrja shëndetësore. Sipas këtij dekreti, këto masa mbesin në fuqi nga 16 janari deri me 05 mars 2021.

– Kalimi tranzit nëpër Itali: të gjithë shtetasit kosovarë që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë tranzit përmes rrugëve tokësore, duke plotësuar formularin e vetë deklarimit, ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit, duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada e Kosovës në Itali më tej ka njoftuar se lejet e qëndrimit/permessi di soggiorno: të gjithë shtetasit kosovarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit italiane, DPCM Nr.2 i datës 14.01.2021, neni 5, parashikon zgjatjen e vlefshmërisë së tyre deri më datë 30 prill 2021.

“Ju informojmë gjithashtu se gjatë kësaj periudhe, Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ofronë shërbime konsullore vetëm me termine/takime të rezervuara paraprakisht.

Për çdo kërkesë me natyrë urgjente, lutemi kontaktoni në:
– Nr. e tel: 06/85356571, nga e hëna deri të enjten nga ora 09 – 17;
– Nr. emergjent: +39327452991;
– E-mail: consulate.rome@rks-gov.net; embassy.italy@rks-gov.net;
– FB: @Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali

Ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht webfaqen zyrtare dhe profilin tonë zyrtar në facebook për t’u informuar mbi përditësimet e reja lidhur me rregullat e qarkullimit.

Vetëm në këtë mënyrë, duke respektuar me rigorozitet masat parandaluese, ne mbrojmë shëndetin tonë dhe atë të afërmeve tanë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori