LAJMI I FUNDIT:

Limaj nga Bellanica: Zgjedhjet e parakohshme janë jetike për Kosovën

Limaj nga Bellanica: Zgjedhjet e parakohshme janë jetike për Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj  ka qëndruar në Bellanicë të Malishevës, ku ka takuar përkrahësit e tij, ndërsa falënderoi ata për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë gjithë kohës.

Limaj përmes një postimi në Facebook, tha se rruga e tyre dhe gatishmëria për të mbështetur politikat me interes nacional, ka bërë që Bellanica të jetë krenare me ta.

“Faleminderit Bellanicë për pritjen dhe gatishmërinë për tu rreshtuar në mbështetje të projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare”, shkruan Limaj.

Postimi i plotë:

Pritja madhështore që sonte na bëri Bellanica e vlerave kombëtare e njerëzore, në konakun e bacës Ali Hoxha, është dëshmia më e mirë se projekti ynë po shtrihet çdo ditë e më shumë.

Bashkëluftëtarët dhe gjenerata e re në Bellanicë janë bashkuar e mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e parakohshme, qe janë jetike për Kosovën.

Rruga jonë e drejtë dhe gatishmëria për të mbështetur politikat me interes nacional për vendin, ka bërë qe Bellanica dhe jo vetëm, të ndihen krenarë për përkrahjen që i kanë dhënë Nismës nder vite.

Faleminderit Bellanicë për pritjen dhe gatishmërinë për tu rreshtuar në mbështetje të projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

Kronika e Zezë
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Drejtësi
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Osmani uron Genc Nimanbegun për marrjen e detyrës së re: Ulqini është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët

Osmani uron Genc Nimanbegun për marrjen e detyrës së re: Ulqini është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët

Lajme
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit

PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit

Politikë
Kalo në kategori