LAJMI I FUNDIT:

Dënohen dy ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Dënohen dy ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Z.A dhe E.S për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata, të akuzuarve iu ka shqiptuar të akuzuarit Z.A., dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej një viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale.

Të akuzuarit E.S., dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej një viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale.


“I akuzuari Z.A në periodën kohore  janar – dhjetor të vitit 2015 në Prizren në cilësinë e U.D. drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorur pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni…

Duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr. 04/L41, ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nr.03-L/48 si dhe rregulloren e thesarit 01/2013 lidh kontratë për emitimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Financave të Komunës së Prizrenit, me TV Opinion në periodën kohore prej 25.01.2015, deri më 31.12.2015 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 eurove, me TV Besa për periodën kohore 20.01.2015, deri më 31.12.2015 në vlerë prej 300 euro në muaj, gjithsej për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, dhe me TV Prizreni, për periodën kohore 20.01.2015, deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj, 3.600 euro, ashtu që për tri televizionet arrin shumën prej 300 euro”.

“I akuzuari E.S., në periodën kohore janar – dhjetor të vitit 2016, në Prizren në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdor pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, TV Besa, dhe TV Prizrenit….

Duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr. 04/L-41, ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nr. 03/L-48 si dhe rregulloren e thesarit 01/2013, në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese lidhur me senzibilizimin e opinionit publik rreth pagesave të tatimit në pronë në Komunën e Prizrenit, me TV Opinion për periodën kohore prej 01.01.2016, deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, me TV Besa për periodën kohore 01.01.2016, deri më 31.12.2016, në vlerë prej 300 euro në muaj gjithsej për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, dhe me TV Prizreni për periodën kohore 01.01.2016 deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro ashtu që për tri televizionet arrin shumën prej 17.700 euro”.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori